Shkup, është hapur procedurë kundër katër personave për rrezikim të sigurisë së 11 policëve

SPB Shkup sot ka dorëzuar padi penale deri te Prokuroria e Shkupit kundër katër persona për veprën penale – Rrezikim të sigurisë nga neni 144 paragrafi 3 nga Kodi Penal në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 30.11.2019-të në Aleksandar Pallas në Shkup. Tre nga të paraqiturit janë privuar nga liria, ndërkaq edhe një person po kërkohet, informojnë nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

“Të paraqiturit e kanë rrezikuar sigurinë e 11 personave zyrtarë – policë zyrtarë të cilët kanë kryer vepra zyrtare – legjitimuar, në mënyrë që kanë kërcënuar në mënyrë serioze se do t’i sulmojnë ndaj jetëve të zyrtarëve policor. Duke e pasur parasysh ngjarjen-penale e cila ka ndodhur pastaj në hotel, disa orë pasi është paraqitur vepra penale, nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme ende po punohet dhe nuk është konfirmuar identiteti i kryerësve të cilët me armë zjarri kanë gjuajtur drejt personave të paraqitur. Për shkak të sigurimit të pranisë, prokurori deri te Gjykata ka dorëzuar kërkesë për shqiptimin e masës së kujdesit për katër persona të dyshuar: ndalim të lëshimit të vendbanimit, marrje të përkohshme të dokumenteve të udhëtimit, obligim që të paraqiten”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe të shtunën në orën 03:35 është paraqitur se është gjuajtur me armë zjarri në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, ndërkaq në incident ashtu siç njoftojnë nga MPB, nuk ka të lënduar.

“Më 01.12.2019, rreth orës 00:35 është paraqitur gjuajtje me armë zjarri në hotelin Aleksandar Pallas në Shkup. Persona të lënduar nuk ka. Sipas të paraqiturës në restorantin e hotelit kanë qëndruar E.I. (21), E.I. (25), O.B. (35), K.I. (41) dhe L.Q. (25), tre persona kanë filluar të gjuajnë ndaj tyre. Atëherë L.Q., zyrtar policor i cili nuk ka qenë në punë, ka gjuajtur me armë nga pistoleta zyrtare ndaj tyre, pas së cilës ata janë larguar”, thonë për Portalb.mk nga MPB, duke shtuar se po punojnë në pastrimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button