Parlamenti i Islandës e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO

Parlamenti i Islandës e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut (RMV)-së në NATO, duke arritur në 27-të numri i shteteve që e kanë ratifikuar Protokollin, transmeton Portalb.mk. Ka mbetur i njëjti të nënshkruhet nga presidenti dhe të hyjë në fuqi.

Tani ka mbetur vetëm Spanja dhe Holanda të fillojnë procedurat për miratim.

Së bashku me Islandën, edhe njëherë duhet ta verifikojnë vendimin qoftë nga presidenti apo nga ndonjë organ tjetër janë shtetet tjera: Çekia, Franca, Italia, Turqia, SHBA dhe Britania e Madhe. Këto vende vetëm formalisht duhet ta kalojnë vendimin që e kanë marrë më herët.

Megjithëse pritshmëritë ishin se RMV-ja anëtare e plotfuqishme do të bëhet në Samitin e dhjetorit, kjo nuk do të ndodh, për shkak të shkuarjes së Spanjës në zgjedhje, gjë e cila pamundëson që Kuvendi i Spanjës ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO.

Protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

    1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
    2. Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
    3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    5. Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
    6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    7. Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    8. Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    11. Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    12. Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    13. Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    14. Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    15. Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    16. Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    17. Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    18. Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    19. Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    20. Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    21. Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    22. SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
    23. Italia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
    24. Britania ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
    25. Franca e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO

    26. SHBA ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO, edhe tre shtete kanë ngelur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button