Profesoresha Vankovska nuk do të gjykohet për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes për aksidentin në Llaskarcë
Prokurori kompetent i Prokurorisë së Shkupit, ka miratuar vendim për ta hedhur poshtë padinë penale të Ministrisë së Punëve të Brendshme për profesoreshën universitare Biljana Vankovska, e cila në ditën e aksidentit në Llaskarcë ku humbën jetën 16 persona, nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk shpërndau një status “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallëk”, i cili u cilësua gjuhë e urrejtjes pasi aksidentin e ka lidhur me ndodhinë e konfliktit të vitit 2001 në Karpallëk në të cilën u vranë 10 ushtarë të Armatës së Maqedonisë nga formacionet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, njofton Portalb.mk.
“Prokuroria Publike Shkup, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka bërë kontrolle, por nuk ka gjetur prova materiale relevante për kryerjen e veprës penale e cila përndiqet sipas detyrës zyrtare. Duke e pasur parasysh atë, prokurori publik kompetent ka miratuar vendim për hedhjen poshtë të padisë penale”, thonë për Portalb.mk. nga Prokuroria.
Vankovska është e njohur në opinion për qëndrimet e saja nacionaliste kundër shqiptarëve.
Për statusin e Vankovskë, asokohe reagoi menjëherë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi duke kërkuar që organet kompetente, por edhe bota akademike menjëherë të reagojnë për rastin në fjalë. Kundër fjalorit të profesoreshës universitare, aktivisti për të drejtat e njeriut Albert Hani ka ngritur një peticion dhe bëhet e ditur se për më pak se 24 orë arritën të grumbulluan 5 mijë përkrahës të iniciativës për ndëshkimin e saj.
Pas një sërë reagimesh, ka reaguar edhe rektori i Universitetit “Shkën Kirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski, i cili tha se distancohet nga qëndrimi i profesoreshës dhe thotë se i dënon ashpër të gjitha deklaratat të cilat aludojnë në padurim dhe jo-tolerancë dhe krijojnë ndjenjë të urrejtjes.
Ndryshe, gjuha e urrejtjes apo nxitja e gjuhës së urrejtjes, edhe pse është vepër penale në Maqedoni, ndër vite nuk është dënuar. Prej kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore të Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes, gjegjësisht prej shkurtit të vitit 2014-të, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar vetëm dy persona me të holla për gjuhë të urrejtjes. Numri i ndëshkimeve është mjaft i vogël, krahasuar me paraqitjet në platformën digjitale “Paraqite dhe kundërshto gjuhën e urrejtjes” të cilët për të njëjtën periudhë kanë regjistruar 341 raste, ndërkaq Policia ka dorëzuar padi penale për 24 raste.
Sipas Kodit Penal, për vepër penale përhapje të informacioneve raciste dhe ksenofobisë në internet parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.
LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:
- LEXO: Shoqatat gazetareske, Qeveria dhe sektori civil u bashkuan kundër gjuhës së urrejtjes
- LEXO: Në Maqedoni tolerohet gjuha e urrejtjes, nuk ka ligj të veçantë
- LEXO: Maqedoni, ata që do të kryejnë vepra penale nga urrejtja do të dënohen më ashpër
- LEXO: Аnketë: Shumica e qytetarëve nuk kanë përgjigje se ku duhet ta paraqesin gjuhën e urrejtjes në media
- LEXO: Qytetarët e Maqedonisë shumë pak e njohin gjuhën e urrejtjes, organet e rendit aspak
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë do ta luftojë gjuhën e urrejtjes përmes konceptit “Një shoqëri” dhe me kallëzime penale
- LEXO: Maqedonia “vlon” nga gjuha e urrejtjes, por rastet rrallë procesuohen në Gjykatë (Infografik)
- LEXO: Rastet më eklatante të gjuhës së urrejtjes në vitet 2013 – 2018
- LEXO: “Ballistët” dhe “Vojvodët” para Policisë premtuan se më nuk do të përdorin gjuhë të urrejtjes
- LEXO: “Ballistët” dhe “Vojvodët” i mblodhën policët dhe prokurorët: Thonë se po identifikohen shpërndarësit e gjuhës së urrejtjes
- LEXO: Policia dhe Prokuroria në ofensivë me padi penale kundër kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes