SHGM reagoi ndaj akuzës së Prokurorisë kundër gazetarit

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar pasi Prokuroria Themelore Publike (PTHP)-Shkup ka ngritur propozim-akuzë kundër një gazetarit të portalit “Infomax.mk” për veprën penale – zbulim të sekretit zyrtar nga neni 360 i Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

Ky është reagimi i plotë i SHGM-së:

Sot deri te SHGM ka mbërritur njohuri për aktakuzë kundër Aleksandar Mitovski, gazetar e redaktor i portalit Инфомакс.мк  i cili i ka publikuar ekstraktet apo një pjesë të dëshmive dhe njoftim për vepër penale REKET.

SHGM qartë kërkon që Prokuroria menjëherë të ndërpresë procedurën rreth aktakuzës, sepse këtë e konsiderojmë në një ndër presionet më të rënda dhe më brutale mbi gazetarinë të kryer mbi një medium që nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot.

Prokuroria mund të fshihet pas kualifikimit “zbulim të sekretit zyrtar” për dëshminë e përmendur. Teksti i cili është lëndë e aktakuzës është shembull eksplicit për interes publik i cili u paraqit pikërisht Prokuroria Publike përmes deklaratave të tyre ka fshehur fakte  nga procedura  për REKET, publikoi të dhëna të rreme derisa në deklaratat nuk përmenden politikanë të pushtetit dhe të ngjashme.

Pikërisht dëshmia e publikuar e ka përgënjeshtruar Prokurorinë Publike dhe parashtroi pyetje pse PTHP-ja fsheh të dhëna dhe jep lajme të rreme.

I bëjmë thirrje Gjykatës të heq dorë nga kjo aktakuzë  kundër gazetarit Aleksandar Mitovski të Infomaks dhe ta ndërpresë këtë arbitraritet të Prokurorisë Publike e cila duhet të përgjigjet për njohuritë e tekstit të publikuar gazetaresk.

Maqedonia është në majë në BE pas statistikës së zezë për liri të mediave. Në BE, 23% e mediave  dhe gazetarëve jnaë nën kërcënime të drejtpërdrejta gjyqësore dhe presion politik. në vend mesatarja është fantastike 52%, falë PSP-së,  ndërsa tani edhe të PTHP-së.

Për këtë ndjekje janë njoftuar IFJ dhe EFJ, gjithashtu edhe ambasadat e huaja në Maqedoni.

Përndryshe, gazetari në fjalë ka publikuar një deklaratë të Orce Kamçevit në rastin “Reket”, të cilën e kishte dhënë përpara prokurores Villma Ruskoska.

LEXO: Prokuroria e RMV-së ka ngritur akuzë kundër një gazetarit, pasi ka zbuluar sekret zyrtar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button