Verushevski hapi faqe të re në”Fortesa-Target”, mohoi se ka qenë i përfshirë në nxjerrjen e bisedave të përgjuara nga DSK

Ish zyrtari i shërbimit të inteligjencës Zoran Verushevski, për të cilin oficerët e inteligjencës nga DSK-ja, Gjorgi Lazarevski dhe Zvonko Kostovski pohonin se bisedat e përgjuara në mënyrë të paligjshme në DSK, të cilat ata i kishin regjistrua fshehtas dhe në CD e USB ia kishin dhënë atij, në dëshminë e shkurtër në Gjykatën penale ai i mohoi pohimet e tyre . Ai e mohoi përfshirjen e tij në marrjen e bombave, pretendoi se jo atij, por ata dy bombat ia kishin dhënë LSDM-së dhe se ai vetëm i kishte përpunuar ato. Me Kostovskin, tha ai, as nuk flet, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“S’kam siguruar kurrfarë bisedash ose dokumente tjera. Gjithçka që vinte si dokumentacion në parti, ishte përgjegjësia ime, që lidershipi të ndërtojë strategji politike”, pohonte Verushevski, dëshmitari i katërt në  “Target – Fortesa” për përgjimet e paligjshme në masë.

Verushevski tha se informacionet e para në lidhje me bombat i kishte marrë në vitin 2010. Tha se i qëndron prapa deklaratës që e kishte bërë para prokurorit për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në çështjen “Puçi”.

Me kërkesën e prokurorit Artan Ajro të tregojë saktësisht atë që ai kujton, Verushevski tha se ai kishte shpjeguar gjithçka mirë në deklaratën që e kishte bërë pas arrestimit të tij. Gjykatësit e Kalasë-Target as nuk e dinë atë deklaratë, por dëshmitari qëndroi prapa asaj deklarate.

Verushevski tha se ai kishte qenë përgjegjës për çështje të sigurisë në LSDM dhe se kishte pranuar informacione të ndjeshme të cilat ai i ka trajtuar.

“Deri në privimin tim nga liria, e kam përmbushur plotësisht atë detyrim dhe të gjitha informacionet që vinin në parti kishin të njëjtin trajtim. Pas privimit tim nga liria dokumentet janë jashtë përgjegjësisë sime” tha Verushevski.

Ai mohoi se i kishte dhënë ndonjë lloj materialesh Gjorgji Llazarevskit. Ai tha që përgjegjëse për materialet ka qenë e LSDM-së.

“Gjorgji Llazarevski ishte një nga njerëzit që sillnin dokumentet në parti. Ai person i ka dorëzuar materialet para kthimit tim nga Italia në Maqedoni dhe vazhdoi në vitin 2014”, u veçua Verushevski.

“Dokumentacioni ishte gjatë gjithë kohës në parti dhe me të ka menaxhuar kryetari i partisë,” shtoi ish zyrtari i shërbimit të intelgjencës.

Për dallim nga Verushevski, Llazarevski dhe Kostovski e përshkruan qartë, në dëshmitë e tyre, rolin kryesor të Verushevskit në nxjerrjen e bombave nga DSK, e sqaruan deri në detaje.

Llazarevski tha se, më 6 nëntor 2018, ai dhe Kostovski kishin studiuar mënyrë se si të nxjerrin të dhëna nga përgjimet që ishin të paligjshme dhe në numër të madh.

“Elementi kryesor kur, me Xvonkon, erdhëm në përfundim se duhej të ndërmerrnim diçka ishte ndërhyrja në televizionin A1. Ishte një pamje që tregonte se kishte ardhur një qeveri e cila do të ishte e vështirë të kontrollohej”, tha Llazarevski.

Për atë punë ata i kanë treguar Zoran Verushevskit, i cili ishte kthyer nga misioni diplomatik në Romë.

“Brenda një-dy javësh e përpunuam sistemin e nxjerrjes. Xvonko së pari eksportoi biseda të përgjuara në fund të vitit 2010, ekskluzivisht sms mesazhe në DVD. Gjithçka dërgohej te unë. Pastaj ia jepja Verushevskit. Unë i kopjova në një disk ekstern të koduar e plotësoja në mënyrë kronologjike ashtu si arrinte materiali dhe e kam ruajtur tek unë tre vjet”, u përgjigj Llazarevski.

Diskun Xvonkoja ia ka dhënë në korridoret e MPB-së.

“E mora dhe e futa në xhep. Nëse dikush do t’më kishte pyetur se çfarë kisha, planifikoja ta plasi, ta thyej. Por, në të gjitha ato nxjerrje, askush nuk më pyeti”, sqaronte dëshmitari kryesor i PSP-së.

“Kah fundi i vitit 2010, materialin e kopjuar ia dhashë Verushevskit. Një vit kemi punuar ashtu e pastaj e kopjuam atë në një memori stik. Tabela me bisedat e paligjshme gjatë kohës e bë tepër e madh. Në të njëjtën ditë nxjerrim, kopjonim, pastaj i merrnim jashtë. Verushevskin e quanim seleksionues sepse ai ishte kreativ në përzgjedhjen e përgjimeve të paligjshme. Duhej të prente. Verushevski përzgjidhte atë që duhej. Në fillim kopjonim nga opozita,  LSDM-ja. Por pamë se shumë zyrtarë nga partia në pushtet VMRO-ДПМНЕ po përgjoheshin në mënyrë të paligjshme. Jankulloska dhe Janakieski ishin më të rëndësishmit që i nxirrnim”, theksoi dëshmitari në atë kohë.

Seanca e radhës për intervistim të kryqëzuar nga ana e të pandehurve është caktuar për 10 tetor.

Të akuzuar në Target – Fortesa” anë Sasho Mijallkov, Gordana Jankulloska, Toni Jakimovski (asokohe kryetar i kabinetit të Mijallkovit), Vlladimir Varelov, Nadica Nikoliq, Silvana Zlatkova, Vasil Isakovski dhe Marjan Shumulikovsko. Të akuzuar janë edhe të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button