Pendarovski: Për pajtimin e qëndrueshëm kemi nevojë për drejtësi efikase dhe institucione shtetërore me integritet

Në vitin 1991, në një kohë të pasigurt, ne, qytetarët, u bashkuam rreth idesë për shtet tonin, të pavarur. Atëherë, sfida e madhe, në vend se shkak i përçarjeve, u bë shkak për bashkim, të gjithë u tubuam rreth idesë për Maqedoni të pavarur dhe sovrane. Kështu thuhet në mesazhin përurues të presidentit Stevo Pendarovski me rastin e Ditës së pavarësisë së shtetit.

Me kalimin e viteve kemi pasur ngritje dhe rënie, gabime dhe suksese, por, së bashku i kapërcyem të gjitha sfidat.

Në vitin 1991 e zgjodhëm pavarësinë, në vitin 2001 bashkëjetesën ndëretnike. Sot jemi para portave të institucioneve evropiane dhe euro-atlantike. Për të arritur deri te caku përfundimtar, duhet të rivendosim unitetin që e kishim në fillim të pavarësisë. Për të arritur këtë na nevojitet pajtim civil, ndërsa për pajtim të qëndrueshëm na nevojitet drejtësi efikase dhe institucione shtetërore me integritet.

Nëse duam që brezat e rinj të qëndrojnë në vend dhe të jetojnë, të punojnë dhe të krijojnë një të ardhme këtu, duhet të bëjmë shumë më tepër si shtet dhe t’u sigurojmë atyre kushte për t’u realizuar dhe të arrijnë suksesin në shtëpi, në vendin e tyre.

“Diversiteti ynë është privilegji ynë. Sa më shumë jemi të ndryshëm, aq më e pasur dhe më e bukur do të jetë shtëpia jonë e përbashkët. Të ndërtojmë shtet të përbashkët ku sigurisht që ka vend për të gjithë, të ndërtojmë një shoqëri të çliruar nga paragjykimet. Shtet dhe shoqëri në të cilën ka dialog produktiv politik, drejtësi sociale, solidaritet me të prekurit dhe të harruarit, në të cilin edhe shteti edhe qytetarët kujdesen për mjedisin jetësor. Shtet në të cilin sundon ligji, në të cilin të njëjtat rregulla vlejnë për të gjithë ne edhe për të fortit edhe për të dobëtit, edhe për të fuqishmit edhe për të pafuqishmit, si për pushtetin ashtu edhe për opozitën. Vend në të cilin do të pranohen gabimet dhe do të urohen sukseset. Vetëm në shtet të tillë do të ketë ardhmëri të sigurt dhe me prosperitet”, thuhet në mesazhin përurues të presidentit Pendarovski me rastin e Ditës së pavarësisë së shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button