Rebalanci: Më pak para për ujësjellësa të ri, më shumë për paga në administratë

Më shumë projekte për ndërtimin e sistemeve të reja për furnizim me ujë, sisteme të ujërave të zeza dhe ujitjes do të zbatohen me një ritëm të ngadaltë pasi qeveria i ka zvogëluar paratë e alokuara për këto qëllime, tregojnë gjetjet e analizës që e bëri “Meta” për ribalancin e buxhetit për vitin 2019 që së shpejti do të debatohet nga deputetët. Nga ana tjetër, Qeveria edhe në buxhetin e rebalancuar gjeti para për të rritur tonin e pagave në administratë.

Në nën-programin “Ujësjellës dhe kanalizim për komunat” te Ministria e transportit dhe lidhjeve ka shkurtim të mjeteve prej 333.443.000 denarë ose rreth 5.4 milionë euro në 233.500,000 denarë (3.7 milionë euro).

Në mijë denarë
Viti
Burimi i financimit 2019 2020 2021
Kategoria Buxhet Rebalanc
Buxheti themelor 36.750 31.750 16.000 16.000
630 42 MALLRA DHE SHËRBIME 6.000 1.000 6.000 6.000
630 48 SHPENZIME KAPITALE 30.750 30.750 10.000 10.000
Hua 187.183 92.250 120.000 0
786 48 SHPENZIME KAPITALE 187.183 92.250 120.000 0
Donacione 109.500 109.500 86.963 86.963
785 42 MALLRA DHE SHËRBIME 39.500 39.500 19.750 19.750
785 48 SHPENZIME KAPITALE 70.000 70.000 67.213 67.213
                   Gjithsej 333.433 233.500 222.963 102.963

Qëllimi kryesor i këtij nën-programi është të sigurojë furnizim të qëndrueshëm të ujit të pijshëm për popullatën duke përmirësuar sistemet e furnizimit me ujë. Projekti financohet si kredit që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka marrë nga Banka Gjermane e Zhvillimit – KfW dhe një grant nga SECO, me të cilin mbulohet përmirësimi i furnizimit me ujë të tre komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, faza 1, hapi 2: Gostivari, Radovishi dhe Kavadarci”, thuhet në sqarimin e propozim-rebalancit të buxhetit.

E njëjta Ministri e ka ulë edhe shumën e nën-programit “Projekti për ujësjellës dhe kanalizime për ujërat e zeza” nga 605.930.000 denarë ose rreth 9.7 milionë euro në 419.430.000 denarë ose 6.8 milionë euro.

“Ky nën-program përfshin ndërtim dhe rindërtim të sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve që financohen me kredi nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB). Qëllimi kryesor i këtij nën-programi është plotësimi cilësor dhe efikas i i nevojave për ujë, veçanërisht në zonat rurale, si resurs i kufizuar i cili është një nga parakushtet më të rëndësishme për sigurimin e standardit modern të jetesës së popullsisë”, thuhet në propozim-rebalancin e buxhetit.

Në mijë denarë
Viti
Burimi i financimit 2019 2020 2021
Kategoria Buxhet Rebalanc
Buxheti themelor 212.000 84.146 7.000 7.000
630 42 MALLRA DHE SHËRBIME 0 800 0 0
630 46 SUBVENCIONE DHE TRANSFERE 12.000 11.999 7.000 7.000
630 48 SHPENZIME KAPITALE 200.000 71.347 0 0
Hua 62.000 0 307.500 492.000
786 48 SHPENZIME KAPITALE 62.000 0 307.500 492.000
                   Gjithsej 274.000 84.146 314.500 499.000

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve gjithashtu i ka shkurtuar fondet edhe në nën-programin “Hidrosistemi Zletovica” nga 274.000,000 denarë ose rreth 4.4 milionë euro në 84.146,000 denarë (1.3 milion euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button