Detaje nga ribalanci i Buxhetit që u miratua nga Qeveria e RMV-së(VIDEO)

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Ministrja e financave, Nina Angellovska, prezantuan rebalancin e buxhetit, pas seancës qeveritare ku u miratua rebalanci, transmeton Portalb.mk.

Janë planifikuar 210.5 miliardë denarë të ardhurat totale me rebalancin e Buxhetit, derisa shpenzimet e planifikuara kapin vlerën prej 228.3 miliardë denarë. Pra, sipas planifikimitdeficiti mbetet do të jetë 17,7 miliradë denarë, gjegjësisht 2,5 për qind të BPV-së.

Sektori privat është sektori që do të fitojë një përkrahje me rebalancin e Buxhetit duke përfituar 400 milionë denarë për subvencionimin e rritjes së pagave të punëtorëve, 200 milionë denarë për masa aktive për punësim, mjete shtesë për mbështetje të bujqësisë.

Angellovska theksoi se masa për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave të të punësuarve deri në 6.000 denarë do të ndihmojë për biznesin për ruajtjen e kuadrit cilësor dhe për motivim të të punësuarve. Do të zbatohet nga muaji i ardhshëm, ndërsa do të zgjasë tri vite, gjegjësisht deri në tetor të vitit 2022.

“Janë paraparë 200 milionë denarë shtesë për politika dhe masa aktive si mbështetje për punësimin, veçanërisht për mbështetje të të rinjve për punësimin e tyre në prodhimtari, por edhe në në nënmasat gjithëpërfshirëse për vetëpunësim para së gjithash për të rinjtë. Katërqind milionë denarë janë të dedikuara për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social i ndërmarrjeve të cilat do t’i rrisin pagat e të punësuarve të tyre deri në 100 euro. Me këtë masë hiqet ekonomia gri dhe dhënia e pagave me para kesh. Me këtë masë do të rriten të hyrat në Fondin Pensional që gjithsesi paraqet kusht për rritje të ardhshme të pensioneve”, tha Zaevi.

Me rebalancin e buxhetit janë paraparë edhe 193 milionë denarë për blerjen e ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë, 193 milionë denarë për mbrojtje të sistemit të kolektorëve në Liqenin e Ohrit.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev, Buxheti edhe me këtë ribalanc vazhdon që të shpërndajë më shumë para te qytetarët. Nga një shtatori hyn në fuqi rritja e re prej pesë për qind të pagave në administratën publike, shëndetësi, arsim, kopshtet, kulturë, polici, mbrojtje dhe veprimtaritë tjera në administratën publike.

Ka edhe transfer më të madh nga Buxheti në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, gjegjësisht 815 milionë denarë drejtë shoqërive pensionale nga shtylla e dytë pensionale.

Siç informoi Angellovska, Buxheti është në gjendje të shkëlqyer dhe ka pagesë të shkëlqyer të të ardhurave. “Të ardhurat totale në periudhën janar-gusht janë realizuar në vlerë prej 130,3 miliardë denarë. Kjo është rritje prej 7,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe 61,8 për qind në krahasim me të planifikuarat për vitin 2019”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri, Zaev theksoi se shteti do të bëhet njëqind për qind pronar i gjithë sistemit gazpërpçues.

“Bëjmë ribalanc të Buxhetit, ribalanci duhet t’i projektojë mjetet e këtilla. Ende zgjat procedura e kontraktimit me “GAMA”-n, gjegjësisht me “Makpetrol”-in. E di se janë tejkaluar gjërat, ajo me Prokurorinë është vendosur përfundimisht, juridikisht procedurat kanë përfunduar, bëhen vlerësimet finale me Entin për ekspertizë ligjore. Vlera e “GAMA”-s është qartë e vërtetuare dhe sa është investuar plus”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button