Këshilli i Prokurorëve mblidhet nesër për rastin “Reket”, Kamçevi dëshmoi para Ruskoskës

Këshilli i Prokurorëve nesër duhet të vendosë nëse do të nisë procedurën për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva, e dyshuar në rastin “Reketi”, njofton Alsat – M. Prokuroria Publike as sot nuk i është përgjigjur Këshillit të Prokurorëve lidhur me kërkesën për informata shtesë për “Reketin”.

Për shkak të procedurës hetimore, seanca e këshillit do të mbahet me dyer të mbyllura. Nga Prokuroria për Krim të Organizuar nuk tregojnë nëse në seancën e nesërme kur do të vendoset për Janevën, do të merr pjesë edhe prokurorja e lëndës Villma Ruskoska, ashtu siç kishte kërkuar Këshilli.

Paraburgimi i kryeprokurores speciale Katica Janeva, si e dyshuara e tretë e rastit “Reket”, ka hapur dilemë dhe debat publik në lidhje me funksionimin e mëtutjeshëm të Prokurorisë speciale publike (PSP). Konkretisht, prokurorë e gjykatës debatojnë për lëshime ligjore, për atë se kush do ta marrë pozitën e kryeprokurores së PSP-së dhe a do të ketë pezullim të rasteve që hetohen nga kjo prokurori së bashku me prokurorët e tjerë?
LEXO: A mund të ketë zëvendësuese Janeva?

Në ndërkohë, Biznesmeni Orce Kamçev, i cili për zhvatje akuzoi  Bojan Jovanovskin dhe Zoran Milevskin, në cilësinë e dëshmitarit në rastin “Reketi” sot u paraqit në Prokurorinë për krim të organizuar, para prokurores Villma Ruskoska. Nga Prokuroria konfirmuan se Kamçev është paraqitur për të dëshmuar dhe se tashmë e kanë dëshminë e tij të dhënë që nga 2 maji i këtij viti.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button