Gjykata vendosi 30 ditë paraburgim për Janevën dhe pjesëmarrje në varrimin e nënës

Gjykata Penale në orët e pasdites vendosi që prokurorja speciale Katica Janeva të mbahet 30 ditë paraburgim në burgun e Shutkës, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike (PTHP).

Prokurorja special Katica Janeva mori masë paraburgimi prej 30 ditësh, si e dyshuara e tretë në rastin “Reket”, përveç Bojan Jovanovskit-Boki13 dhe Zoran Mileskit-Kiçeec. Janeva si prokurore nuk ka imunitet, përkundër asaj se funksioni I prokurores publike është me mandate të pakufizuar.

Ajo menjëherë sonte do të dorëzohet në Burgun e Shutkës si e arrestuar.

Të nesërmen menjëherë do të lirohet vetëm për të marrë pjesë në varrimin e nënës së saj në qytetin jugor të vendit, Gjevgjeli.

Vilma Ruskovka theksoi se hetimi është ende i hapur dhe shtoi se ka konflikt interesi sepse Pavleski është avokat i Janevës dhe ai është gjithashtu avokat i Cvetan Pandelevskit, i dyshuar në rastin “Perandoria”. Ajo shtoi se me kërkesën e saj duhet të merret si detyrë që Pavleski të anulojë autorizimet për të dyshuarit e tjerë në lëndët e tjera të PSP-së.

Përkujtojmë se sot policia e kontrolloi dy herë shtëpinë e Janevës në Kozle të Shkupit, Prokurorinë Speciale Publike (PSP) ku shkoi të sekuestron kompjuterin e saj si dhe kontrolloi shtëpinë e saj në Gjevgjeli. Pas kontrollimit të dytë që i bëri policia shtëpisë së Janevës, atë e morën dhe e dërguan në Gjykatën Penale. Gjykatësi Sedat Rexhepagiç është ai që do të vendosi për paraburgimin e Katica Janevës.

Stevan Pavleski, avokati i prokurores Katica Janeva sot para gazetarëve deklaroi se Janeva është viktimë.

Deklaratën Pavlevski e dha gjatë hyrjes së prokurores Janeva në Gjykatën Penale, aty ku pritet të vendoset rreth kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) për paraburgimin e Janevës.

Katica Janeva është e vetmja e cila ka lejuar arrest shtëpiak dhe kthim të pasaportave, por këtë dikush ia ka marrë për keq. Unë mendoj se Janeva tani është viktimë e rastit dhe për këto arsye do ta dëshmojë këtë”, ka thënë Pavleski para gazetarëve.

Theksoi se Janeva sot nuk është marrë në pyetje, por vetëm vendoset për masën e paraburgimit dhe përkujtoi se nuk ka pritur se ajo do të arrestohet dhe se do t’i caktohet një masë e tillë.

Lidhur me atë nëse ka përplasje interesash, për atë që ai është avokat edhe i Cvetan Pandelevskit njëri prej të akuzuarve në lëndën “Perandoria”, Pavleski ka thënë se Pandelevski nuk është fytyra kryesore në “Perandori”, ai është Orce Kamçev dhe se disa kolegë avokatë dëshirojnë të bëjnë autoritet nga kjo çështje dhe të tërheq vëmendje.

Pasi Pavleski ka hyrë në Gjykatën penale, ku duhet të vendoset për arrestin e Janevës, në Gjykatën penale arriti automjeti i ndihmës së shpejtë mjekësore, nga e cila doli ekipi mjekësor dhe hyri në ndërtesën e gjykatës.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button