Komuna e Tetovës thotë se ka plan afatgjatë për të zgjidhur problemet me tregjet

Komuna thotë se ka plan afatgjatë që të zgjidh plotësisht problemin me tregjet në Tetovë përmes rritjes së kapaciteteve të tregjeve, për arsye se, siç thonë ata është dukshëm e nevojshme për qytetarët e  Komunës së Tetovës. Megjithatë ata nuk japin datë konkrete për realizim të zgjerimit të kapaciteteve, transmeton Portalb.mk.

Kushtet jo të mira në tregje dhe mungesa e të njëjtave bëjnë që shitësit t’i zënë hapësirat publike në qytetin e Tetovës. Komuna thotë se përmes inspektoratit komunal ka intervenuar në të shumtën e rasteve dhe ka shqiptuar dënime  për kundërvajtje, megjithatë shumë hapësira publike vazhdojnë të jenë të uzurpuara.

“Komuna e Tetovës përmes inspektoratit komunal ka intervenuar në të shumtën e rasteve dhe ka shqiptuar dënime  për kundërvajtje. Terreni është pastruar me ndihmën e madhe të MPB-së – SPB-së në Tetovë. Komuna ka plan afatgjatë që të zgjidh plotësisht problemin me tregjet në Tetovë përmes rritjes së kapaciteteve të tregjeve për arsye se është dukshëm e nevojshme  për  qytetarët e  Komunës së Tetovës”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se parashohin të rrisin kapacitetet e tregjeve në këto mënyra:

  • Që tregu me shumicë që organizohet ditëve të enjte në afërsi të varrezave të qytetit, të zhvendoset në hapësirat e ish-objektit të shtëpisë përmirësuese.
  • Të zgjerohet tregu i produkteve verore që vijnë nga bujqit e fshatrave: Xhepçisht, Poroj, Reçicë e madhe e më gjerë, në afërsi të stacionit të autobusëve.
  • Gjithashtu shqyrtohet mundësia, që tregu në afërsi të lagjes “Murat Bafqari” të funksionalizohet dhe të investohet, me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve.

Ata nuk kanë përmendur datë se kur saktësisht pritet të realizohen këto plane. Nga Komuna njoftojnë se punët e tilla të njëjtët i realizojnë në koordinim me NPK “Tetova”.

“Planet e tilla bëhen ne koordinim me NPK “Tetova” të cilat dalin si konkluzione nga kolegjiumet javore te udhe heqësisë komunale. Në raste të punëve që paraqiten si nevoja imediate nga terreni, formohen grupe pune që kanë për detyrë mbarëvajtjen e detyrave që burojnë si konkluza nga kolegjiumet e udhëheqësisë komunale”, thonë nga komuna.

Më shumë për hapësirat e uzurpuara mund të lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button