Prokurorja Fatime Fetai foli për paraburgimin e shefes së saj Katica Janeva (VIDEO)

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai, sot ka deklaruar se PSP vazhdon me punën në lëndët e hapura, pa dallim se shefes së tyre Katica Janeva, dje i është shqiptuar paraburgim për rastin “Reket”, njofton Portalb.mk.

“Ajo çfarë po ndodh mund të jetë vetëm tregues i mirë se çdokush që ka gabuar përpara ligjit, patjetër të japë përgjegjësi, se punën përfundimisht po lëvizin në drejtim pozitiv në shtetin thonë dhe se thjeshtë askush nuk është i paprekshëm. Megjithatë, nga ana tjetër, përgjegjësia penale individuale për një prokuror të PSP-së nuk guxon që të jetë arsyetim që të harrohet tërë krimi që është bërë në shtetin tonë në periudhën e kaluar dhe nuk duhet ta ndalojmë luftën tonë. Ekipi i PSP-së në tërësi është i përkushtuar në luftën për drejtësi dhe ne vazhdojmë me atë që shtë puna jonë – përfaqësim të lëndëve në gjykatore”, deklaroi Fetai.

Ndryshe, Gjykata Penale dje në orët e pasdites vendosi që prokurorja speciale Katica Janeva të mbahet 30 ditë paraburgim në burgun e Shutkës, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike (PTHP).Janeva mori masë paraburgimi prej 30 ditësh, si e dyshuara e tretë në rastin “Reket”, përveç Bojan Jovanovskit-Boki13 dhe Zoran Mileskit-Kiçeec. Janeva si prokurore nuk ka imunitet, përkundër asaj se funksioni I prokurores publike është me mandate të pakufizuar.

Përkujtojmë se dje policia e kontrolloi dy herë shtëpinë e Janevës në Kozle të Shkupit, Prokurorinë Speciale Publike (PSP) ku shkoi të sekuestron kompjuterin e saj si dhe kontrolloi shtëpinë e saj në Gjevgjeli. Pas kontrollimit të dytë që i bëri policia shtëpisë së Janevës, atë e morën dhe e dërguan në Gjykatën Penale. Gjykatësi Sedat Rexhepagiç është ai që vendosi për paraburgimin e Janevës.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button