Janeva nuk i përjashtoi prokurorët Fetai dhe Bubevski nga rasti “Titanik 3”

Prokurorja Speciale, Katica Janeva ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit për rastin “Titanik 3”, Elenko Millanov për largimin e prokurorëve Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski, nga rasti “Titanik 3”.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore avokati Millanov, kërkesën për largimin e Fetait dhe Bubevskit e arsyetoi me përplasjen mes prokurorëve në fjalë dhe kryeprokurores Katica Janeva.

“Konfrontimi dhe mosmarrëveshjet e hapura ndërmjet prokurorëve të autorizuar Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski dhe eprores së tyre Katica Janeva është bazë për t’u kërkuar përjashtim”, ka thënë avokati Elenko Millanov.

Gjykatësja Marija Kletniçka, e cila është gjykatësja e dytë në këtë proces, nga i cili paraprakisht u largua gjykatësja Olja Ristova, së pari tha që është e paqartë kërkesa e të pandehurve dhe mbrojtjes së tyre, e pastaj kur ata sërish e kanë arsyetuar kërkesën për përjashtim për shkak të grindjes në PSP ndërmjet Janevës dhe Fetait, për çka avokatët kanë lexuar në mediat, ajo dha pauzë prej një ore për të marrë vendim.

Siç ka thënë Fetai në fillim të gjykimit, të akuzuarit Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI, të udhëhequr nga etja partiake dhe personale për pushtet politik, me dhunë duke mos zgjedhur mjete kanë ndikuar mbi rezultatet zgjedhore në vitin 2013 në Komunën Çair.

Prokurorja atëherë ka thënë që të akuzuarit, të pakënaqur nga rezultatet zgjedhore të partisë së tyre, me tendencë kriminele e kanë falsifikuar vullnetin zgjedhor të qytetarëve të komunës Çair.

“Të akuzuarit nuk kanë zgjedhur mjete gjatë formimit të grupit që është dashur të gjenerojë rezultat më të madh zgjedhor. Si në proverbin “karota dhe shkopi”, të akuzuarit u kanë thënë “nëse nuk e bën këtë nuk do të kalosh mirë” dhe “kemi marrëveshje me BMRO, asgjë nuk do t’u ndodh”. Me atë kanë krijuar frikë tek anëtarët e grupit”, ka thënë prokurorja Fetai.

Të akuzuarit Alimi dhe Guri u prononcuan që nuk janë fajtorë për veprën për të cilën janë të akuzuar.

Akuzën e plotë të rastit mund ta lexoni: KËTU

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK 3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button