Pranohet akuza e PSP-së, Alimi dhe Guri të BDI-së do të gjykohen për “shkatërrim të materialit zgjedhor”

Këshilli për vlerësim të akteve prokuroriale në Gjykatën Penale e ka miratuar akuzën e Prokurorisë Speciale për lëndën të njohur “Titanik 3”, njofton Portalb.mk.

Në këtë rast PSP e akuzon koordinatorin e grupit të deputetëve të BDI-së, Ejup Alimin dhe anëtarin e Komisionit Komunal të Komunës së Çairit, Ismet Guri.

Të dy Prokuroria Speciale i ngarkon për veprën “shkatërrim të materialit zgjedhor”.

Emri i gjykatësit dhe data për fillimin e gjykimit plotësisht do të kuptohen.

Ndryshe, deputeti Ejup Alimi bashkë me Ismet Gurin, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ka qenë sekretar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Komunën e Çairit, akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Sipas akuzës, Alimi dhe Guri kanë përmirësuar rezultatet nga votimi në zgjedhje.

Akuzën e plotë të rastit mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button