fbpx

RMV, Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva dha dorëheqje

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva dha dorëheqje, njofton Portalb.mk. Dorëheqja e saj do të hyjë në fuqi në momentin kur partitë politike të zgjedhin prokuror/e të ri/re në këtë pozitë.

LEXO: VMRO-DPMNE kërkon me ligj ta largojë nga PSP-ja Janevën, Fetain dhe të tjerët

Kumtesa e plotë:

“Në momentin kur me konsensusin e të gjitha partive politike u zgjodha për Prokurore Speciale Publike, vetes dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i premtova se funksionin e Prokurores Speciale Publike do ta kryej në interes të sundimit të së drejtës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. I hyra këtij funksioni në rrethana posaçërisht të vështira dhe krejtësisht e vetëdijshme për detyrën që më ishte dhënë.

Ishte nder t’i shërbej këtij shteti dhe të jem në krye të një ekipi profesional të prokurorëve, hetuesve dhe ekipit të të punësuarve të cilët pa rezervë dhe me përkushtim të plotë i kryejnë detyrimet e tyre.

Me muaj jam duke i ndjekur kronikat e lajmeve për negociatat mes grupeve punuese të partive politike për të gjetur zgjidhje për fatin e Prokurorisë Speciale Publike. Ja dhe sot e shfrytëzoj rastin ta informoj opinionin se unë nuk do të lejoj që emri im të shfrytëzohet si alibi e dikujt për të mbajtur peng fatin e Prokurorisë Speciale Publike dhe integrimet evropiane të shtetit tim.

E jap dorëheqjen time e cila do të aktivizohet atëherë kur partitë politike do të mirën vesh për ligjin e ri me të cilin dhe do ta zgjedhin pasardhësin tim.

Më lejoni që publikisht të falënderoj gjithë ekipin e Prokurorisë Speciale Publike me të cilët kemi shkruar historinë. Duhet të jemi krenar sepse ne jemi simbol i luftës pa kompromis kundër formave më të larta të krimit dhe kriminalitetit të organizuar.

E shfrytëzoj këtë rast të falënderoj të gjithë qytetarët dhe mediat të cilët me besimin që e kanë ndaj neve dhe me mbështetjen që na japin janë si erë në shpinë për punën tonë të përgjegjshme. Isha dhe mbetem e gatshme të luftoj për një të nesërme më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. ” thuhet në kumtesën e PSP-së, njofton Portalb.mk.

Pas gjashtë muaj negociatash – marrëveshje për PSP-në s’ka

Procesi i negocimit me PSP-në po vazhdon disa muaj dhe derisa pushteti dhe opozita presin që njëra palë të pranojë kërkesat e palës tjetër, hetimet e PSP-së janë të bllokuara, kurse pas mendimit të Gjykatës Supreme se ka përfunduar afati ligjor, PSP-ja as nuk mund të paraqesë ndonjë padi.

Deri më tani nga të gjitha rastet e PSP-së aktgjykime ka për tre çështje: për Tank – çështje për të cilën dënim me burg vuan vetëm Gjoko Popovski, sepse Supremja e ka prolonguar vuajtjen e dënimit me burg për Jankullovskën, ndërsa ish kryeministri Nikolla Gruevski ka ikur, transmeton Portalb.mk. 

Aktgjykim ka edhe për Titanik 2, por asnjë nga personat e dënuar nuk është në burg – dhe për rastin Trust. Sead Kocan më 17 korrik duhet të fillojë të vuajë dënimin me burg. Për “Ledinen” u miratua aktgjykim për lirim.

“Shumë njerëz s’kanë interes që të miratohet ligji për PSP. Rreth 80 ligjvënës duhet të votojnë për Ligjin për prokurori publike – nuk e di nëse të gjithë dëshirojnë të sillet ky ligj që ka ngecur”, thotë Arifi.

Versioni qeveritar i Projektligjit për Prokurorinë publike u dorëzua në Parlament në janar.

Opozita kërkon që përmes ndryshimit të nenit 105, t’i anulojë të gjitha akuzat e ngritura nga PSP-ja pas qershorit të vitit 2017. Nga Ministria e Drejtësisë kanë theksuar nuk do të bëjnë kompromis me vazhdimin e ndjekjes së krimeve të bëra penale dhe se për këtë institucion, nuk do të jetë e pranueshme vendosja e dispozitave që kërkon opozita e që në një formë do të thonë amnisti e fshehtë për disa vepra.

Qeveria disa herë e ka prolonguar afatin për marrëveshje rreth ligjit për PSP-në ndërsa afati i fundit që e premton është shtatori.

Të hënën kryeministri Zoran Zaev i ftoi liderët partiak në takim që do të mbahet të premten me datë 19 korrik  për tu marrë vesh për këtë çështje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close