Shkup, Gjykata i shpalli të pafajshëm gazetarin kontrovers Llatas dhe vëllezërit e tij

Gjykata Penale e Shkupi ka shpallur të pafajshëm gazetarin, Dragan Pavlloviq Llatas dhe vëllezërit e tij, Sërxhan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavloviq për ndërtim pa leje të vilave në Zelenikovë, të cilat janë pjesë e lëndës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Lëndina”, transmeton Portalb.mk.

Të akuzuarit janë liruar nga akuza nga gjykatësja Marija Kletniçka Markovska sepse ajo ka vlerësuar se akuzat që rëndojnë kundër vëllezërve nuk përbëjnë shkelje ligjore dhe nuk mund të ngritet padi penale sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

PSP-ja kërkoi që të dënohen vëllezërit për ndërtim të paligjshëm dhe të u konfiskohen shtëpitë në Zelenikovë.

Ajo do të parashtrojë ankesë për vendimin.

“Në çdo rast do të dorëzohet ankesë. Këtu nuk ka dilemë, sepse unë jam e qëndrimit se aktakuza është e përmbajtur, janë shtjelluar dëshmi të mjaftueshme dhe në çdo rast ankesa do të vijojë. Do të deklarohemi, shpresoj se aktgjykimi do të japë shkaqe shtesë se kush ka udhëhequr me gjykatën”, tha Prokurorja e PSP-së, Elizabeta Josifovska.

Nga seanca e fjalëve përfundimtare…

Të akuzuarit kanë qenë të vetëdijshëm se po ndërtojnë vila pa leje dhe në kundërshtim me Ligjin në Zelenikovë dhe se të njëjtat mund të iu rrëzohen, tha prokurorja Elizabeta Josifovska.

“Me vetëdije, në kërkesën për miratim të ndërtimit të cilat i kanë dorëzuar në Komunën e Zelenikovës më 12 dhjetor 2012, e kanë fshehur faktin se shtëpitë, për të cilat kanë kërkuar miratim për ndërtim, tashmë janë ndërtuar. Formalisht kanë marrë miratim për ndërtim të objekteve të reja, sipas të cilës do të duhej të fillonin me ndërtim të objekteve në afat prej dy vjetësh. Sipas dëshmive të shpalosura, në kohën e lëshimit të këtyre miratimeve, 24 janar 2013, shtëpitë veç më kanë qenë të ndërtuara”, tha Josifovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button