Haradinaj: Kam biseduar me komedianët rusë, nuk kam folur asgjë jashtë qëndrimeve të mia publike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka pasur bisedë telefonike nga një linjë e hakuar edhe me dy komedianët rusë, por siç tha ai biseda e tyre nuk kishte diçka specifike pasi dihen qëndrimet e tij për Kosovën dhe për këtë nuk është bërë shumë publike, transmeton Telegrafi.

Haradinaj këtë e bëri të ditur në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të qeverisë.

“Me presidentin Petro Poroshenko kam fol, por edhe me komikët pastaj. Një ose dy biseda kam pas me të nga një linjë e sigurt. Ndërsa, ka ndodh një bisedë nga një linjë e hakuar, që kanë thirr prej tij. Për fat të mirë biseda ime nuk ka dal nga shablloni dhe nuk e kanë publikuar”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, ai tha se këto dhjetë ditët e fundit nuk ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Me kryeministrin Zaev, në këto dhjetë ditët e fundit nuk më ka rënë që të shkruhem apo të flas me të. Me rëndësi është që Kosova le ta dinë, që si me telefona si me dyer të hapura e kam një qëndrim dhe për këtë arsye bisedat e mia nuk publikohen”, theksoi tutje ai.

Ndryshe edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për herë të parë, pas deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me dy komedianët rus, ku shprehej për planet për shkëmbimin e disa komunave mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë Presidenti Thaçi ka theksuar se ka pasur një bisedë telefonike mbrëmë me kryeministrin Zaev i cili i ka sqaruar ato çfarë ka folur.

“Ai më ka telefonuar për tu sqaruar për atë se çfarë ka biseduar. Më ka thënë se ka rënë pre e mashtrimit, dhe të gjitha ato që ka folur për gjoja ndarjen e Kosovës, i ka folur duke u bazuar në thashetheme, dezinformata dhe të dhënat e gazetës Sputnik dhe thashethemeve ruse. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button