Biseda me komedianët rus, Thaçi: Zaevi më ka kërkuar falje

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dëgjohet në një telefonatë duke thënë se me planet e Thaçit e Vuçiqit për shkëmbim territoresh, Kosova do t’ia japë Serbisë 10 komuna. “Jemi kundër, kjo është një bombë e kurdisur”, thotë Zaevi.

Lidhur me këtë, Thaçi ka thënë se e ka telefonuar Zaevi dhe i ka sqaruar se kishte rënë pre e një mashtrimi dhe se deklarata të cilat ai i kishte thënë se Kosova do t’ia japë Serbisë 10 komuna, i ka thënë duke u bazuar në thashetheme dhe jo në informata zyrtare, raporton Lajmi.net.

“Unë mbrëmë kamë biseduar me Zaev, kryeministri Zaev ka kërkuar që të bisedoj për t’u sqaruar dhe ka thënë shumë qartë që ka qenë një rrethanë në të cilën ka ra pre e një mashtrimi dhe gjithë ajo çka ka folur për gjoja 10 komunat e Kosovës do t’i japën Serbisë, i ka folur duke u bazuar në thashetheme. Ai më ka kërkuar falje mua dhe Kosovës. Ato janë gjera të cilat nuk qëndrojnë në raport me Kosovës dhe se në të njëjtën kohë ka potencuar qartë se nuk ka asnjë informacion zyrtarë për atë që ka deklaruar por të gjitha i ka të bazuar nga thashethemet dhe nga lajmet e rrejshëm nga gazeta serbe “Sputnik”. Raportet me Maqedoninë e veriut kanë qenë dhe do të mbesin të mira. Personalisht kamë zhvilluar fushatën mbështetëse për të hapur rrugë e Maqedonisë drejt NATO-s, ndryshimin e emrit e etj”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se mashtruesit kishin tentuar që të kontaktojnë edhe me atë, por megjithatë nuk kanë pasur sukses.

Ndryshe, kryeministri Zaev ka rënë pre e disa satiristëve rus që kanë kanë incizuar dhe publikuar një bisedë telefonike me të. Zoran Zaev, duke menduar se po flet me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, foli lidhur me bisedat sekrete në mes të Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Ai po ashtu foli lidhur me ndikimin e Rusisë në Ballkan dhe implikimet e këtij ndikimi gjerësisht në Europë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button