Kryeministri Zaev të emërojë ministër të financave sa më shpejtë, thonë nga Komisioni Anti-korrupsion

Kryeministri Zoran Zaev duhet të emërojë ministër të ri të financave sa më shpejt që mundet, thonë nga Komisioni Anti-Korrupsion, njofton Portalb.mk.

Pas sugjerimit të Komisionit Anti-Korrupsionit, në seancën parlamentare të qershorit 26, Kryeministri Zaev e tërhoqi propozimin për të qenë ministër i financave, por tha se do të menaxhojë Ministrinë derisa të zgjidhet ministri i ri. Edhe Qeveria vendosi që ai të jetë ministër nën hije.

Tani nga Komisioni i Antikorrupsionit thonë se Zaevi duhet të heqë dorë sa më shpejt që mundet nga ky funksion.

“Zaevi si kryeministër mund të mbikëqyrë punën e ministrisë. Atje ka zëvendësministër dhe ai është i autorizuar në situatë të tillë. Ne i sugjerojmë  kryeministrit që të emërojë ministër të ri të financave në afat sa më të shkurtë”, një njoftim nga Komisioni Anti-Korrupsion.

Antikorrupsioni më 26 qershor i dërgoi Parlamentit njoftim se propozimi që kryeministrit Zoran Zaev të jetë edhe ministër i financave është në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, sepse, sipas ligjit, këto dy funksionet janë të papajtueshme.

“Person i zgjedhur apo i emëruar gjatë mandatit të tij është i detyruar të respektojë rregullat e papajtueshmërisë së funksioneve që i kryen me funksione ose aktivitete të tjera të përcaktuara në Kushtetutë dhe ligje. Funksioni president i Republikës, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministër, deputet, anëtar i këshillit, kryetari i komunës, gjyqtar, prokuror publik, Avokat publik, Avokati i Popullit dhe funksione tjera që zgjedhen ose emërohen nga Parlamenti, Qeveria ose organet e vetëqeverisjes lokale janë të papajtueshme njëra-me-tjetrën”, thuhet në Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

Më 23 qershor, kryeministri Zoran Zaevvendosi të marrë përsipër drejtimin e Ministrisë së financave nga Dragan Tevdovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button