Zaev do të jetë edhe ministër i financave, i kumtoi emrat e ministrave të ri

Kryeministri Zoran Zaev i bëri me dije ministrat e ri të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sot nga Vallandova.

Ai tha se vetë do të udhëheqë Ministrinë e Financave.

Ministër i Buqësisë: Trajan Dimkovski.

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale: Goran Milevski.

Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor:  Naser Nuredini.

Ministër për sistem politik: Sadulla Duraku.

Ministër i kulturës: Hysni Ismaili.

Janë shkarkuar Hazbi Lika dhe Zoran Shapuriq.

Pritet që Zoran Zaev sot në parlament do të propozojë emrat e ministrave, propozim i cili pritet të miratohet javën e ardhshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Pas rikonstruktimit të qeverisë, kryeministri Zaev njoftoi që do të vazhdojë me ndryshime edhe në nivelin e dytë dhe tretë qeverisës, duke përfshirë drejtorët dhe anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrësit në ndërmarrjet publike.

Në lidhje me ndryshimet që do të bëhen brenda në LSDM, Zaev informoi që kanë ngelur për tu caktuar edhe nënkryetarët e partisë dhe 20 kryetarët e degëve komunale në parti. Zaev deklaroi se deri në fund të muajit, LSDM do t’i marrë vendimet për zgjedhjen e nënkryetarëve në parti dhe një pjese të vogël të kryetarëve të degëve komunale.

LEXO: Zaev: Ndryshimet në qeveri dhe në parti do të ndodhin në fillim të qershorit
LEXO: Zaev: Në fillim të qershorit do të pasojnë ndryshimet në kabinetin qeveritar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button