Nxënësit e RMV-së ngecin 4 vjet krahasuar me moshatarët në botë, UNICEF: Qeveria të rishqyrtojë vendimin për të reduktuar fondin e orëve

Të dhënat nga Programi i OECD-së për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) tregojnë se suksesi arsimor në Maqedoninë e Veriut është më e ulët se mesatarja ndërkombëtare dhe rajonale dhe nuk tregon shenja të përmirësimit

Nxënësit e moshës 15 vjeçe nga Maqedonia e Veriut ngecin pothuajse katër vjet prapa moshatarëve nga vendet e Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD), është vetëm një nga vërejtjet të cilat OECD dhe UNICEF i kanë raportuar në publikimin “Pasqyra e sistemit arsimor në vend”. Që të dyja organizatat në këtë drejtim kanë më shumë vlerësime dhe propozime për Ministrinë e  arsimit dhe shkencës, në një periudhë kur po zhvillohen diskutimet mbi projektligjin për arsimin fillor, transmeton Sdk.mk.

Të dhënat nga Programi të OECD-së për vlerësim ndërkombëtar të nxënësve (PISA) tregojnë se suksesi arsimor në Maqedoninë e Veriut është më i ulët se mesatarja ndërkombëtare dhe rajonale dhe nuk tregon shenja përmirësimi.

“Testi PISA 2015, për nxënës të moshës 15 vjeçe nga Maqedonia e Veriut ka treguar se ata ngecin pothuajse katër vjet prapa moshatarëve nga vendet e OECD-së, me rezultat mesatare prej 384 në shkencë krahasuar me 493 në vendet e OECD. Rezultatet në vend ishin më të ulëta se sa në vendet fqinje, duke i përfshirë Shqipërinë (427 pikë) dhe Malin e Zi (411 pikë) dhe pak më të larta se të Kosovës (378 pikë). Arritjet e vendit në testimet ndërkombëtare gjithashtu, ofrojnë pak dëshmi për përmirësime. Rezultatet e leximit të testit të PISA kanë ranë për 21 pikë në periudhën 2000 dhe 2015.

Për krahasim, Shqipëria fqinje arriti të rrisë rezultatet me 56 pikë, që është e barabartë me rreth dy vjet të arsimit edhe atë në të njëjtën periudhë kohore”, thuhet në raport.

Rritet numri i institucioneve në arsimin e lartë, por studentët kanë gjasa më të vogla për punësim se kolegët e tyre në BE

2003 – 5 universitete

2017 22 universitete

55% Maqedonia e Veriut

83% Bashkimi Evropian

“Vitet e fundit, pavarësisht përmirësimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në zgjerimin e qasjes në arsim dhe forcimin e kapaciteteve institucionale ende është i kufizuar progresi i masës më të rëndësishëm të cilësisë së sistemit arsimor, e kjo është arritja e nxënësve. Në vitin 2015, gjysma e 15-vjeçëve në vend nuk ka treguar aftësi themelore në tre lëndët kryesore në të cilat janë vlerësuan – matematikë, lexim dhe kuptim dhe shkencat natyrore. Indeksi i Bankës Botërore për kapitalin njerëzor tregon se për 12 vite shkollim, nxënësit tanë të përfitojnë ekuivalentin e shkollimit 8 vjet”, thuhet në raportin “Pasqyra e sistemit arsimor në vend e vitit 2018”, të realizuar nga OECD dhe UNICEF.

Ata nxjerrin ë pah disa arsye për trendet negative në suksesin arsimore, siç janë kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve për mësimdhënësit e ardhshëm, të cilët kanë njohuri të mira akademike dhe aftësi për të realizuar mësim cilësor, është shumë e ulët dhe se krahasuar me kolegët e tyre në rajon mësimdhënësve nuk u jepen mundësi të mjaftueshme për zhvillim të vazhdueshëm profesional.

Deri në moshën 14 vjeçe, nxënësit e shkollave fillore marrin gati 900 orë mësimore më pak se mesatarja e OECD-së. Kohëzgjatja e shkurtër e orëve të mësimit në shkollë i kufizon mundësitë për të mësuar dhe për të mbajtur orë plotësuese dhe mësim shtesë.

“Vlerësimi nuk bazohet në standardet e përcaktuara të mësimdhënies, prandaj e gjasë nuk jep informacione të besueshme dhe kuptimplota për suksesin e nxënësve.

Vetëm 28 përqind e fëmijëve me pengesa e ndjekin shkollën fillore. Kategorizimi mjekësor i fëmijëve është ende mënyra që fëmijët të lëvizin nëpër sistemin arsimor në kushte kur ekzistojnë shkolla ​​speciale, si dhe klasa të veçanta në shkollat ​​e zakonshme, nuk mund të bëhet fjalë për sistem unik të pa segerguar të arsimit .

Përdorimi i hulumtimit dhe vlerësimit gjatë hartimin e politikave është i pamjaftueshëm dhe mungon strategji kombëtare për vlerësim dhe monitorim të suksesit të nxënësit. Vendimet më së shpeshti nuk merren në bazë të rezultateve të hulumtimeve që janë në dispozicion, me çka rrezikohet që faktorët politikë të kenë ndikim vendimtar mbi gjërat më të rëndësishme për mësimdhënien dhe mësimnxënien” janë një pjesë e vërejtjeve.

OECD dhe UNICEF thonë se e mbështesin reformën e Qeverisë dhe Ministrisë për të zgjidhur dhe mënjanuar këto pengesa dhe i ftojnë të gjitha palët e përfshira për të dhënë rekomandime për politikat e duhura që duhet të merren parasysh në legjislacionin e ri.

“Rritja e numrit të orëve të mësimit për nxënësit në arsimin fillor. Koha që ata e kalojnë në mësimdhënie është një faktor i rëndësishëm në procesin e mësimit. Qeveria duhet të rishqyrtojë vendimin për uljen e mëtejshme të numrit të orëve të mësimit. Përkundrazi, shkollat ​​duhet të inkurajohen që kohën për mësimdhënie ta përdorin në mënyrë më efektive, duke iu dhënë nxënësve mundësi për t’u angazhuar më shumë në aktivitete praktike.

Angazhim për përfshirje të plotë të nxënësve me pengesa në sistemin e arsimit të rregullt në përputhje me Konventën për të Drejtat e personave me pengesa. Ndryshimet e propozuara në Ligjin për arsimin fillor parashikojnë që shkollat speciale të transformohen në qendra burimore që do t’i mbështesin shkollat ​​fillore të rregullta në procesin e përshtatjes dhe përfshirjes së nxënësve me pengesa.

Instalim të sistemit për avancim në karrierës dhe rritja e mundësive për zhvillim profesional të mësimdhënësve” janë pjesë e rekomandimeve.

Përndryshe, dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë publikuar rezultatet e maturës shtetërore. Sipas asaj që bëri të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe drejtoresha e Qendrës Shtetërore së Provimeve, Lidija Gjoshevska, këtë vit kemi rritje të lehtë të notës mesatare të maturës shtetërore në krahasim me vitin 2017 dhe 2018, transmeton Portalb.mk.

LEXO: RMV, rritje e lehtë e notës mesatare të maturës shtetërore ndër vitesh (Infografik)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button