Këshilli Gjyqësor ka nisur procedurë për shkarkim të gjykatësit Pançevski

Këshilli Gjyqësor ka hapur procedurë për shkarkim të gjykatësit dhe ish kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski. Sipas informacioneve jozyrtare të SDK-së, në seancën e sotme të Këshilli Gjyqësor është formuar komision, i cili duhet t’i testojë dyshimet për Pançevskin dhe të japë propozim për shkarkim të tij, transmeton Portalb.mk.

Procedura për anëtarët e Këshillit e kanë hapur me vetiniciativë për shkak të kurdisjes së lëndëve te gjykatësi të afërt me të dhe me funksionarë nga pushteti i kaluar i VMRO-DPMNE-së dhe për keqpërdorime të tjera të sistemit AKMIS.

“Iniciativa për shkarkim të gjykatësit Pançevski e kemi ngritur vet, dhe nuk vjen nga denoncimi i askujt nga jashtë. Arsye për dyshime për keqpërdorim të sistemit AKMIS, në kombinim me ndërrim të shpeshtë të orarit të gjykatësve nga ana e tij, sjellje të gjykatësve në Gjykatën Themelore Shkupi 1 nga prej brenda shtetit edhe gjatë numrit të mjaftueshëm të gjykatësve në njësitin e Shkupit derisa Pançevski ishte kryetar i tij. Ka dyshime edhe për shpërndarje të lëndëve në dorë dhe parregullsi të tjera nga ana e tij”, tha anëtari i Këshillit Gjyqësor.

Nga atje më tej kanë njoftuar se nuk do të presin epilogun e hetimit të Prokurorisë Themelore Shkupi kundër tij, për të njëjtat dyshime.

Përndryshe, në kontrollet e kryera nga Ministria e Drejtësisë në shtatë gjykata të Maqedonisë është konstatuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të shpërndarjes së lëndës në mënyrë manuale. Këtë e konfirmoi ministrja e Drejtësisë, Renata Desksoka.

“Lëvizja e lëndëve në gjykata kryhet sipas sistemit AKMIS, shpërndarja dhe rishpërndarja e lëndëve kryhet në mënyrë elektronike, nuk është evidentuar ndonjë rast të dhënies të lëndëve jashtë procedurës (në duar), gjykatësit i pranojnë lëndët në mënyrë elektronike, ndërrimi i gjykatësve kryhet sipas procedurës ligjore, kyçja dhe heqja e gjykatësve prej sistemit AKMIS bëhet me vendim të arsyetuar, raportet vjetore për orarin e gjykatësve ndërrohen për shkak të nevojave organizative, lëndët caktohen një herë në ditë – në ora 14:30, ndërkaq ato urgjentet menjëherë”, tha ministrja Deskoska, duke shtuar se me Ligjin për Gjykatat është përforcuar mekanizmi për kontrollimin e sistemit AKMIS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button