Prokuroria i hodhi poshtë paditë penale të Pançevskit kundër Janevës dhe policisë

Prokuroria Themelore Publike Shkup i ka hedhur poshtë paditë penale të dorëzuara nga ish kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjykatësi Vlladimir Pançevski kundër dhjetë zyrtarëve të policisë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Speciale Publike, njofton Portalb.mk.

“Prokurori kompetent ka vlerësuar se në veprimet e të paraqiturve nuk ka elemente të rëndësishme të veprave penale të theksuara në paraqitjet, por as veprave të tjera që të ndiqen penalisht sipas detyrës zyrtare dhe me vendim i hedh poshtë të njëjtat”, kumtojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, në fillim të tetorittë vitit të kaluar Prokuroria Speciale Publike ka kryer bastisje në zyrën dhe në shtëpinë e gjykatësit Vlladimir Pançevski ku kanë marrë materiale sepse dyshohet për dhënie të sekretit zyrtar. Sipas disa mediave ato materiale dyshohen të jenë dhënë kryetarit të shtetit, por PSP-ja nuk e ka konfirmuar.

Gjatë bastisjes, Pançevski i ka inçizuar hetuesit e Prokurorisë Speciale dhe filmimet i ka publikuar në opinion, si dëshmi për siç ka thënë ai “njëri nga hetuesit e ka vjedhur çelësin e banesës gjatë bastisjes”.

Nga Prokuroria Speciale e kanë demantuar akuzimin e Pançevski se gjatë bastisjes së hetuesi i tyre e ka vjedhur çelësin.

Janeva hapi procedurë parahetimore kundër Pançevskit për dyshimin se në dorë ka kurdisur lëndë të tyre tek gjykatësit e tij të besueshëm. Atij iu konfiskuan kompjuterët dhe telefonat, ndaj të cilave policia ende nuk ka dhënë detaje për ekspertizën që e ka kryer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button