Mbi 80% e qytetarëve duan të shkojnë në sportele, në vend të shërbimeve elektronike

Nëse ke ndonjë të njohur, shumë më lehtë dhe më shpejtë do të kryesh ndonjë punë në Maqedoninë e Veriut. Ky “rregull” vlen ende kur është fjala për funksionimin e institucioneve shtetërore, tregon sondazhi i fundit i kryer në kuadrin e projektit “Qasja e e orientuar kah qytetarët në dhënien e shërbimeve publike”, shkruan Nova, transmeton Portalb.mk.

Siç u tha në konferencën përmbyllëse sot, qytetarët janë të kënaqur me cilësinë e shërbimeve publike, por jo me shpejtësinë me të cilën institucionet i dorëzojnë ato. Qytetarët gjithashtu konsiderojnë se çmimi i disa shërbimeve duhet të reduktohet, veçanërisht në kujdesin shëndetësor.

Qytetarët, nga ana tjetër, nuk janë të përgatitur për digjitalizim të plotë dhe komunikim elektronik me institucionet (dorëzimi i kërkesave dhe aplikacioneve, marrja e vendimeve, vërtetimeve, dokumenteve). Mbi 85 për qind e tyre preferojnë të shkojnë dhe të presin në sportele.

Analiza gjithashtu tregon se mbi 50% duhet të shkojnë më shumë se një herë në ndonjë institucion për të marrë informacion rreth shërbimit të duhur dhe procedurës për marrë atë shërbim.

“Qytetarët ankohen për trajtim të pabarabartë. Ata thonë, nëse keni të njohur në institucione, më lehtë do ta kryeni punën. Kjo është një nga gjërat që kudo në botë janë tejkaluar me procesin e digjitalizimit. Digjitalizimi do të përjashtojë, në pjesën më të madhe, faktorin njerëzor, që do të thotë dispozicion më i madh i shërbimeve, si dhe barazi në marrjen e tyre”, tha Iskra Bellçeva Ristovska nga Qendra për Menaxhim me Ndryshimet i cili e zbaton projektin.

Sipas saj, qytetarët kryesisht i shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore, arsimore dhe sociale. Shumica ankohen se institucioneve u duhet shumë kohë për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.
Megjithatë, ata s’janë të gatshëm për të paguar më shumë që shërbimi publik t’iu dorëzohet në mënyrë komerciale përmes ndonjë kompanie private. Gjithashtu, ata dëshirojnë të shohin ulje të çmimeve për marrjen e shërbimeve publike, kryesisht për shërbimet shëndetësore.

“Digjitalizimi nuk është asgjë e tmerrshme. Qytetarët duhet të kuptojnë se kjo bëhet për ta, që të humbin më pak kohë dhe energji, por edhe mjete për të marrë shërbimin e kërkuar, për të shmangur pritjen në reshte para sporteleve, për t’iu mundësuar shërbime më cilësore dhe më të mira, që të munden dokumentet e njëjta t’i përdorin qarkullimin ligjor si dokumentet e letrës”, tha zëvendësministri i por Shoqëri të informacionit dhe administratës, Aleksandar Bajdevski.

Duke iu përgjigjur vlerësimeve gazetareske, Bajdevski njoftoi se qeveria është e përqendruar në riorganizimin e administratës publike.

“Deri në fund të vitit do të kemi njohuritë fillestare, për atë se çka kemi në dispozicion në administratë, ndërsa e kemi kuadrin ligjor, cilat do të jetë linja e llogaridhënies. Do t’i shpërndajmë njerëzit në vendet ku ata do të jenë më të nevojshëm, sepse tani ka pozita të stër-ngarkuara me punonjës, por edhe pozicione ku mungojnë kuadro. Ka njoftime se disa nga punonjësit do të ofrohen për sektorin privat”, theksoi zëvendësministri.

Konkluzion i përbashkët është se do të punohet në edukimin e qytetarëve, shkrim-lexim digjital, si dhe forcimin e kapaciteteve teknike të institucioneve që të funksionojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button