RMV, u hap konkursi për pushime falas për punëtorët me të ardhura të ulëta

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në konferencë për shtyp e bëri publike fillimin e masës – pushime të organizuara për punëtorë me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore e të cilëve nuk tejkalon shumën neto prej 22.000 denarëve, që realizohet në kuadër të Programit për turizmin vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta për vitin 2019, njofton Portalb.mk.

“Sivjet nga buxheti i shtetit kemi ndarë 20.000.000 denarë për të njëjtën masë , kështu që do të mund të aplikojnë të gjithë punëtorët me të ardhura mujore që nuk do tejkalojnë pagën prej 22.000 denarë, për subvencione prej 15.000 denarë. Përfituesit e këtyre vauçerëve do të kenë në dispozicion një numër të madh të hoteleve të kategorizuara në vend për të bërë pushimet e tyre me të cilët ne si ministri realizues të projektit kemi nënshkruar kontrata bashkëpunimi “ tha Bekteshi.

Thirrja publike është shpallur që sot  dhe do të zgjasë deri më 30 gusht derisa pushimi vjetor do të mund të realizohet më së voni deri më 30 nëntor të 2019-tës. Të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim mund të sigurohen ne ueb faqen e ministrisë aty ku mund të njiheni edhe më detajisht për dokumentacionin e nevojshëm si dhe nëpërmjet arkivit së ministrisë .

“Qëllimi i vetëm i realizimit të kësaj masë është paratë te qytetarët  duke ju ndihmuar familjeve me të ardhura të ulëta që me mbështetjen e shtetit të shfrytëzojnë të drejtën për të realizuar pushim vjetor dhe sigurisht tu jepet mbështetje edhe hotelierëve të risin vëllimin e punës edhe jashtë sezonit turistik duke ndihmuar edhe zhvillimin e turizmit në vend” theksoi ministri Bekteshi.

Në vitin 2018 janë dhënë 1700 vërtetime gjegjësisht më shumë se 1700 familje kanë shfrytëzuar pushime në qendrat turistike në vend që ka rezultuar edhe me rritjen e numrit të turistëve ne vend për 12% në vitin 2018 krahasuar me 2017-tën,tha ai. Vendet që u vizituan më shumë nga ata që shfrytëzuan këto subvencione janë Ohri, Kodra e Diellit, Mavrova, Berova etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button