FMN në vjeshtë me zyrë të re rajonale për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të hap zyrë të re rajonale për përfaqësues rezident për përforcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me seli në Vjenë, zyra e re do të ndihmon mbajtje të relacioneve të afërta me katër vendet, si dhe me donatorët, institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Bankën Botërore dhe Qeverinë e Austrisë, që është partner i rëndësishëm tregtar dhe zhvillimor i Ballkanit Perëndimor, njofton Portalb.mk.

Zyrën e re do ta udhëheqë Stefani Eble, e cila aktualisht është shefe e misionit të FMN-së për Kosovën. Eble më parë ka punuar në Ukrainë, Greqi, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. Ajo do t’i mbikëqyrë ekipet lokale në zyrat ekzistuese në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat do të vazhdojnë punën edhe më tutje, thuhet në komunikatën e FMN-së.

Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, të cilat kanë programe aktive me FMN-në do të mbesin me përfaqësuesit e tyre.

“Zyra e re në Vjenë do të jetë pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve tona vijuese me këto katër vende, për shkak se ato synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendës drejtori i FMN-së, Tao Xhang, pas takimit me guvernatorin e Bankës Popullore austriake, Evald Novotni dhe Harald Veiglain, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e financave, në Vjenë.

Ai ka shtuar se vendosja e zyrës, si zyrë rajonale, është financiarisht e arsyeshme dhe i ndihmon Fondit të jetë afër anëtarëve të tij në rajon dhe partnerët udhëheqës zhvillimor. Zyra do të fillon me punë në vjeshtë, kurse data e saktë do të publikohet më vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button