Debati në komision, edhe me ligjin e ri lihet hapësirë për krim urbanistik në RMV

Ligji i ri për Planifikim urban ka varg paqartësish, që lanë mundësi për të vazhduar korrupsioni gjatë hartimit të Planeve urbanistike të detajuara, thanë arkitektët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në debatin publik në Kuvend rreth projektligjit për planifikim urban, njofton Portalb.mk.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Arkitektëve të Maqedonisë, Martin Panovskit, arkitektura me këtë ligj është e margjinalizuar dhe askush nga Shoqata nuk është ftuar të merr pjesë gjatë hartimit tij.

“Mjeti kryesor për korrupsion është sipërfaqja bruto, e cila me këtë ligj nuk është përcaktuar. Duhet të parashikohet që të ketë konkurs publik kur bëhet fjalë për rregullimin e tokës shtetërore. Me faktin që parashikohet të ketë trup pjesëmarrës për të dhënë mendim, i cili që është doemos të respektohet, ne luajmë vetëm demokraci”, tha Panovski.

Sipas pjesëtares së Koalicionit O2, Tatjana Çakulev, ky projektligj ka një sërë paqartësish dhe në të duhet të ketë dispozita për harmonizimin me Ligjin për gjelbërimin urban.

“Nuk është e harmonizuar me Ligjin mbi gjelbërim urban, sipas të cilit në çdo parcelë ndërtimore duhet të ketë 20 përqind gjelbërim. Nëse në ligj s’ka nen të cilin duhet ta respektojnë, kush është ai që t’i detyrojë të bëjnë këtë gjatë hartimit të planeve? Lihet hapësirë për manipulim. Thuhet që nëse Plani i detajuar anulohet nga Gjykata Kushtetuese, nëse plan i ri nuk miratohet brenda një viti, atëherë do të jetë i vlefshëm plani ekzistues. A do të vlejë kjo edhe për planet në Karposh që u anuluan?”, tha Çakulev.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski tha se me ligjin e ri do të vendoset rend në planifikimin dhe uzurpimin e tokës ndërtimore, duke pasur parasysh se zgjidhjet e mëparshme ligjore kanë shkaktuar kaos në ndërtimtari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button