U largua nga KSHZ-ja pas skandalit me bonuset, por Çiçakovski dëshiron të bëhet gjykatës

Ish kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski i cili dha dorëheqje nga posti për shkak të presionit të publikut pas publikimit të skandalit për bonuset e marra, dëshiron të bëhet gjykatës administrativ, transmeton Portalb.mk.

Çiçakovski ka aplikuar në konkursin për gjykatës në Gjykatën Administrative, kumtoi sot në mbledhje Këshilli Gjyqësor gjatë verifikimit të përgatitjes profesionale të kandidatëve për gjykatës në Gjykatën Administrative.

Përndryshe, dorëheqja e Çiçakovskit në KSHZ u bë në dhjetor të 2017-s, pas shumë reagimeve në opinion në lidhje me skandalin që u publikua nga ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni të Veriut, Xhes Bejli.

“Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”, pati thënë Bejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button