Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që dita e jopunës së 7 majit të zëvendësohet me 8 qershor

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbrëmshme solli vendim që 8 qershori (e shtunë) të jetë ditë pune për shkak të 7 majit, vizitës së Papës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vendimi ka të bëjë me shkollat e mesme dhe fillore në territorin e Qytetit të Shkupit të cilat nuk e kanë punuar këtë ditë  në periudhën paraprake, si dhe për çerdhet dhe institucionet shëndetësore të këtij territori të cilët nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë do të marrin plane pune.

Qeveria i rekomandon edhe sektorit privat në territorin e Qytetit të Shkupit ta zbatojë këtë vendim nëse më herët e kanë zbatuar rekomandimin që 7 maji të jetë ditë pushimi.

LEXO: Papa në RMV: Nesër ditë jopune në Shkup, ja rrugët dhe bulevardet që do të bllokohen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button