Papa Francesku në meshën në Shkup: Indiferencën dhe shpifjet t’i zëvendësojmë me ndjeshmëri dhe shpresë

12:20 – Kryetari i Kishës Katolike të Romës papa Francesku sot shërbeu meshë në sheshin “Maqedonia” në Shkup në të cilën morën pjesë rreth 15.000 qytetarë nga vendi, si dhe besimtarë nga vende të tjera.

Papa  dërgoi mesazh për paqe, bashkëjetesë, dashuri më të madhe për Perëndinë dhe për njerëzit. Për të zëvendësuar indiferencën dhe shpifjet me ndjeshmëri dhe shpresë, për të kapërcyer stereotipet dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin, rekomandoi Papa Francesku në Meshën në Shkup.

Papa i Kishës Katolike të Romës, i cili qëndron në një vizitë apostullore në vend, erdhi në shesh me të ashtuquajturin “papamobil”, ku ai u mirëprit nga një mori qytetarësh të mbledhur.

Kreu i Kishës Katolike të Romës pati takime me kreun shtetëror në “Vila Vodno” dhe më pas në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës u takua edhe me liderët e bashkësive fetare dhe grupit të qytetarëve nga kategoritë e prekura.

Pas liturgjisë do të mbajë Takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë në Kishën Katolike, ndërsa më pas me klerikët dhe me familjet e tyre.

11:50 – Kryetari i Kishës Katolike të Romës papa Francesku sot shërbeu meshë në sheshin “Maqedonia” në Shkup në të cilën morën pjesë rreth 15.000 qytetarë nga vendi, si dhe besimtarë nga vende të tjera.

Papa  dërgoi mesazh për paqe, bashkëjetesë, dashuri më të madhe për Perëndinë dhe për njerëzit. Për të zëvendësuar indiferencën dhe shpifjet me ndjeshmëri dhe shpresë, për të kapërcyer stereotipet dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin, rekomandoi Papa Francesku në Meshën në Shkup.

Papa i Kishës Katolike të Romës, i cili qëndron në një vizitë apostullore në vend, erdhi në shesh me të ashtuquajturin “papamobil”, ku ai u mirëprit nga një mori qytetarësh të mbledhur, transmeton MIA.

Papa Francisko
Papa Francisko
Papa Francisko
Papa Francisko

Kreu i Kishës Katolike të Romës pati takime me kreun shtetëror në “Vila Vodno” dhe më pas në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës u takua edhe me liderët e bashkësive fetare dhe grupit të qytetarëve nga kategoritë e prekura.

Pas liturgjisë do të mbajë Takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë në Kishën Katolike, ndërsa më pas me klerikët dhe me familjet e tyre.

11:30 – Kreu i Kishës katolike të Romës, Papa Francesku paradite do të shërbejë meshë në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Në meshë marrin pjesë rreth 15.000 qytetarë nga vendi, si dhe besimtarë nga jashtë vendit.

Papa në shesh erdhi me “papamobil” ku u prit nga shumë qytetarë të mbledhur.

Kreu i Kishës katolike të Romës pati takime me kreun shtetëror në “Vila Vodno” dhe më pas në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës u takua edhe me liderët e bashkësive fetare dhe grupit të qytetarëve nga kategoritë e cenueshme.

Pas liturgjisë  do të mbajë Takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë në Kishën Katolike, ndërsa më pas me klerikët dhe me familjet e tyre

11:15 – Papa Francesku sot paradite arriti në shesin “Maqedonia”, në Shkup ku u prit nga një numër i madh i qytetarëve.

Papa në shesh  erdhi me “papabomilin” e tij  duke u përshëndetur me qytetarët dhe me besimtarët.

Papa Francisko
Papa Francisko
Papa Francisko
Papa Francisko
Papa Francisko
Papa Francisko

Ai në sheshin në Shkup do të mbajë meshë në të cilën do të marrin pjesë rreth 15.000  qytetarë.

Kryetari i Kishës  Katolike të Romës  paraprakisht pati takime me kreun shtetëror në “Vila Vodno”, ndërsa më pas në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës u taku edhe me liderët e komuniteteve fetare dhe me një grup qytetarësh nga kategoritë e prekura.

Pas liturgjisë  do të mbajë Takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë në Kishën Katolike, ndërsa më pas me klerikët dhe me familjet e tyre.

10: 55 – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe shkëlqesia e tij Papa Francesku, realizuan takim të ndarë në kuadër të programit të vizitës Apostolike të shkëlqesisë së  tij dhe klerik i parë i Kishës Katolike.

Në takim, edhe një herë u konfirmua lidhja shekullore shpirtërore ndërmjet shtetit të Papës dhe vendit tonë, të vendosur me misionin e arsimdashësve slloven, vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi  dhe me kremtimin e veprës së tyre, që çdo vit bashkërisht festohet në Romë dhe Vatikan.

Zaev - Papa
Zaev – Papa

Kryeministri Zaev në takim dërgoi mesazh se kjo vizitë Apostolike është frymëzim për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe e luti Papa Franceskun që të lutet për të mirën e qytetarëve dhe vendit tonë.

Në takimin ndërmjet kryeministrit Zaev dhe Papa Franceskut u theksua angazhimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut që të vazhdoj afirmimin e saj si vend i përbashkët i tolerancës, duke ndjekur shembullin e veprës së Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët në vitin 1980 Vatikani i shpalli si përfaqësues të Evropës.

Papa Francesku përshëndeti edhe familjen e kryeministrit Zaev, kur në përfundimin e takimit u bashkëngjit bashkëshortja e Kryeministrit Zaev, Zorica bashkë me të bijën Aleksandra.

10:45:  Vizita e Shenjtërisë së Tij Papa Francesku, në vendin tonë vazhdoi me pritjen zyrtare në Rezidencën presidenciale “ Vila Vodno” ku mysafiri i lartë dhe përcjellja e tij nga kardinal të përzgjedhur, ndër të cilët edhe Sekretari shtetëror i Vatikanit Pjetër Parolini u pritën me nderime më të larta shtetërore.

Pas intonimit të himnit shtetëror të Vatikanit dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe  paraqitjes së Gardës ushtarake të nderit dhe përshëndetja me flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Papa Francesku kishte takime të drejtpërdrejta me presidentin Ivanov dhe kryeministrin Zaev ku morën pjesë edhe anëtarët e familjeve të tyre.

Ati i Shenjtë Papa Francesku pastaj iu drejtua të pranishmëve, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, përfaqësuesve të korit diplomatik dhe përfaqësuesve të sektorit civil dhe mediave.

Papa Francisko
Papa Francisko

Në fjalimin e tij, papa Francesku, shprehu falënderime për mundësinë e dhënë për të vizituar vendin tonë, i cili vjen për herë të parë si trashëgimtar i Apostolit Pjetër në 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Fronin e Shenjtë.

Vendi juaj është urë ndërmjetësimi mes  Lindjes dhe Perëndimit dhe vend ku kremtohen shumë rryma kulturore, ku bashkohen shumë karakteristika të këtij rajoni. Me dëshmitë historike nga e kaluara e saj bizantine dhe otomane, me  shumë fortesa monumentale nëpër malet dhe freskat e mrekullueshme në kishat e vjetra që e vërtetojnë praninë krishtere në kohën e ipeshkëve, shprehet kultura e saj e pasur mijëvjeçare e trashëguar. Por, më lejoni të them se kjo pasuri kulturore është vetëm pasqyrë e trashëgimisë suaj më të vlefshme dhe më të rëndësishme: përbërja multietnike dhe multireligjioze e karakterit të popullit tuaj, fryt i historisë së pasur dhe marrëdhënieve komplekse gjatë viteve të kaluara”, theksoi Papa Francesku.

Në fjalimin e tij, Papa Francesku, theksoi solidaritetin dhe humanitetin e treguar nga qytetarët dhe organizatat humanitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë tragjedisë me refugjatët, dhe u  përqendrua në mision e shenjtë të Shën Nënë Terezës, e cila si bashkëqytetare e jona përhapi misionin e saj duke ndihmuar të varfëritë dhe të shpërfillurit, e të dobëtit nga Shkupi

“Ju inkurajoj që të ndiqni rrugën e filluar dhe ta bëni vendin tuaj dritë të paqes, mikpritjes dhe integrimit që do të lind fryt midis kulturave, feve dhe popujve. Duke u nisur nga identitetet përkatëse dhe dinamika e jetës së tyre qytetare dhe kulturore, ata do të mund të ndërtojnë të ardhme të përbashkët, duke  mësuar nga pasurit që secili i posedon.

Zoti Ju ruajt dhe ta bekoj Maqedoninë e Veriut, të ruaj harmoninë dhe të jep prosperitet dhe gëzim!”, tha Ati i Shenjtë, Papa Francesku në fjalimin e tij ne rezidencën presidenciale.

10:30 – Papa Franciski pas takimit me kreun shtetëror dhe korin diplomatik në “Vilën Vodno” paradite, ka arritur në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, njofton Portalb.mk.

Papa me kokë të ulur është lutur përpara përmendores së Nënë Terezës dhe ka vendosur lule. Ai ka qenë i shoqëruar nga katër motra të nderit të cilët i përkasin radhës që e ka themeluar Nënë Tereza.

Papa Francisko
Papa Francisko

Në Shtëpinë Përkujtimore Nënë Terezën, Papa do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend dhe me grupet e qytetarëve të prekur.

Kryetari i Kishës Katolike pastaj do t’i drejtohet sheshit “Maqedonia”, ku pritet të mbahet mesha dhe në të cilën do të marrin pjesë mijëra qytetarë nga vendi dhe rajoni.

09:00 Papa arriti në Presidencë, ku u prit nga Kryetari i RMV-së, Gjorge Ivanov.

Papa Francisko
Papa Francisko
Papa Francisko
Papa Francisko

08:40 Papa arriti në Aeroportin e Shkupit, dhe me vetura përcjellëse filloi vizitën në RMV.

I rrethuar me vetura përcjellëse, Papa filloi vizitën në RMV

08:00 Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë filluar të mblidhen në Sheshin e Shkupit, duke pritur Papën, ku do të mbajë Meshën e shenjtë.

 

Qytetarët në Sheshin Maqedonia duke pritur Papën
Qytetarët në Sheshin Maqedonia duke pritur Papën

Vizita e sotme e Papa Franciskos në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) është e para e këtij lloji nga ai dhe nga Kisha Katolike. Kjo do ta shënojë vizitën e 42-të që Papa ka realizuar në vende të ndryshme pasi mori kreun në vitin 2013-të, transmeton Portalb.mk.

Institucionet përgjegjëse, dje kanë njoftuar, se janë pëmbushur të gjitha kushtet dhe nevojat teknike dhe organizative për vizitën. Në fuqi kanë hyrë masa të veçanta të sigurisë, janë bllokuar disa rrugë dhe bulevarde të Shkupit, e cila rezultoi edhe me shpallje të ditës së sotme si ditë jopune në territorin e qytetit të Shkupit. Çdo qytetarë duhet të mbajë dokument të identifikimit.

Në rrugët e Sheshit të Shkupit, do të ketë zona, në të cilat mund të qëndrojnë edhe qytetarët të cilët nuk kanë bileta të rezervuara paraprakisht. Pritet që sot në Shkup të qëndrojnë mbi 15 mijë qytetarë, por edhe përfaqësues shtetëror edhe shpirtëror të shteteve të rajonit dhe me gjerë. Është apeluar që qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik dhe hekurudhor të cilat sot gjatë tërë ditës do të jenë falas. Falas do të jetë edhe parkimi në parkingjet e qendrës së Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button