Urimet e krerëve politik në Maqedoni për Fitër Bajramin

Krerët e partive politike të Maqedonisë ua kanë uruar besimtarëve mysliman në vend festën e Fitër Bajramit. Mesazhi i përgjithshëm i tyre është që të mbizotërojë solidariteti dhe mirësia te të gjithë, njofton Portalb.mk.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Stevo Pendarovski me rastin e festës së Fiter Bajramit uron besimtarët musliman.

“Në këto ditë festive të unitetit dhe respektit, të gjithë bashkërisht duhet të vazhdojmë drejt ndërtimit të bashkëjetesës për të gjithë qytetarët dhe të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë, shembull për gjeneratat e ardhshme. Në këtë festë të madhe shënohet fundi i agjërimit një mujor ku secili besimtar në mënyrë të sinqertë e hap zemrën për besimin dhe dashurinë. Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji i dhënies, ndihmës dhe uniteti dhe kjo përforcon besimin në të mirën, drejtësinë, kuptimi e ndërsjellë dhe respektimin. Dëshiroj që këto vlerë të jenë secilën ditë dhe të gjithë të kemi jetë të qetë dhe të lumtur, jo vetëm në ditë festive por edhe gjatë gjithë vitit”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi ka shpreh urime të sinqerta me rastin e festës së Fiter Bajramit.

“Pas përfundimit të agjërimit tridhjetë ditor të Ramazanit, muajit të kushtuar mirësisë, dashurisë dhe faljes, e pritëm edhe festën e madhe të Ramazan Bajramit. Festat janë ditë të veçanta të cilat kanë në vete bukuri të veçantë, e inkurajojnë respektin e ndërsjellë, e zmadhojnë gëzimin dhe bukurinë e jetës, ndarjen me familjen, me të afërmit dhe me të gjithë përreth nesh. Si qenie njerëzore, jemi të bekuar me të gjitha vlerat dhe veçoritë njerëzore të cilat na mundësojnë ta ndajmë me të gjithë atë që mundemi dhe që dimë dhe prandaj ju uroj që këto ditë festive ti ndani sa mundeni me të gjithë që ju rrethojnë. Kjo do ju mbushë me një energji të bukur dhe pozitive, do na bëjë njerëz më të mirë, për neve vetë, për të afërmit tanë dhe për shtetin tonë. Ju uroj që nëpër jetë t’ju udhëheqë mendimi i mirë dhe respekti i ndërsjellë ndërsa shtëpitë tu jenë mbushur me gëzim dhe buzëqeshje, mirëqenie, përparim dhe sukses në çdo fushë të jetës.” uron Xhaferi.

Kryeministri  i Maqedonisë Zoran Zaev me rastin e festes së Fitër Bajramit uroi besimtarët e fesë islame.

“I uroj të gjithë myslimanëve bashkëqytetarëve tanë, shkëlqim qiellor gjatë festave të Bajramit, me dëshirë që drita t’i ngroh të gjitha zemrat që do të përcillen mesazhet e paqes, tolerancës dhe lirisë për të gjithë besimtarët e Islamit, si dhe për të gjithë anëtarët e gjitha komuniteteve e tjera fetare. Ju uroj lumturia dhe gëzimi të hyjnë në shtëpitë tuaja. Fundi i agjërimit dhe dhuratat që keni fituar gjatë muajit të sakrificës dhe përmbajtjes, le të dekorojnë shpirtin tuaj me frymën e solidaritetit dhe njerëzimit për të ndarë gëzimet me familjen tuaj, të afërmit, miqtë, fqinjët dhe të tjerët. Në frymën e festës së Fitër Bairamit, duhet ta çmojmë mirësinë e tjetrit, mirësinë ndaj të ndryshëve nga ju, dhe gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore të vazhdojmë të forcojmë shoqërinë tonë të përbashkët si një për të gjithë. Ta përsosim shtëpinë tonë të përbashkët në të cilën çdo qytetar ka kushte të barabarta për jetën, lumturinë dhe realizimin e ambicieve të tij” uron Zaev.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Festa e Bajramit të madh, është një ditë gëzimi pas një muaji dedikimi dhe sakrifice. Kjo festë na bën ta kuptojmë edhe më shumë tolerancën, humanizmin, dhe altruizmin ndaj atyre që meritojnë me shumë kujdes dhe vëmendje. Në Festën e Fitër Bajramit, ti zgjatim dorën njëri tjetrit, të reflektojmë bujari, mirësi me shpresë se në çdo Bajram dhe festë tjetër do të kemi shëndet, mbarësi, begati dhe gëzime në familjet dhe vatrat tona.” uron Sela.

Sekretari gjeneral Lupço Dimovski në emër të LSDM-së uron festën e Bajramit besimtarëve të fesë islame.

“Le t’ju sjell kjo festë lumturi, bekime dhe paqë në familjen tuaj dhe në shtëpinë tuaj. Mirësia, respekti i ndërsjellë, mirëkuptimi dhe ndihmesa janë vlerat të cilat na bashkojnë të gjithve dhe për të cilat luftojmë. Ta vazhdojmë rrugën e përbashkët, ta ruajmë dhe ndërtojmë konceptin e një shoqërie për të gjithë, në frymën e solidaritetit dhe besimit të ndërsjellë, për ardhmëri më të mirë për të gjithë ne” thuhet mes tjerash në urim.

Po ashtu edhe lideri i VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski uroi besimtarëve të fesë islame festën e Fitër Bajramit.

“Dita festive e sotme është gëzim, por në të njëjtën kohë promovon momentet e humanizmit, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë. Këto vlera që janë të mbjellura në traditën tonë duhet të na ndihmojnë në ndërtimin dhe forcimin e bashkëjetesës dhe tolerancës si një bazë për mirëqenien e shoqërisë sonë.
Vetëm të bashkuar mund të përballemi me sfidat, të zgjidhim problemet dhe të ndërtojmë një shtet të suksesshëm me një të ardhme të begatë për ne dhe brezat tanë të ardhshëm” uron Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button