Gripi sezonal në RMV: 202 raste të reja, 47% më shumë se 2018-n (FOTO)

Gjatë periudhës kohore 08-15 prill 2019, në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) janë regjistruar 202 raste të reja të gripit sezonal, kur krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit 2018-të, është për 47 për qind më e madhe, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), krahasuar me javën para kësaj, para 8 prillit, numri i të sëmurëve me grip, ka shënuar ulje për 29 për qind.

Sipas të dhënave të ISHP-së, gjatë këtij sezonit 2018/2019, nga gripi janë sëmurë 21.142 persona, numri më i madh i të cilëve në muajin shkurt të 2019-s – 11.076 të sëmurë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button