RMV: 200 mijë tonelata mbeturina të riciklueshme hidhen në deponi, duhen 11 mijë vjet të treten (Infografik)

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut brenda një viti prodhohen 700 mijë tonelata mbeturina. Vetëm 10 përqind hidhen në deponinë “Drislla”, ndërkaq 90 për qind në deponi të egra. Në deponi hidhen edhe 200 mijë mbeturina të riciklueshme, për të cilat duhet 11 mijë vjet të treten. Kështu thonë të dhënat e tre hulumtimeve të realizuara në kuadër të projektit të realizuar ndërmjet Fakulteti të Makinerisë në Shkup dhe Institutit për Komunikime Publike, transmeton Portalb.mk.

Nga mbeturinat e riciklueshme që hidhen në deponi, 40 mijë tonelata janë qelq dhe kurse 100 mijë tonelata paketim prej plastikeje. Që të tretet sasia e caktuar e qelqit, nevojiten 5000 mijë vjet, kurse për sasinë e mbeturinave prej plastikeje nevojiten 6 mijë vjet.

Urgjentisht të fillohet me selektim primar të mbeturinave nga amvisëritë dhe ndërmarrjet komunale

Që të kemi riciklim të mbeturinave, në RMV nuk ka fabrikë të riciklimit, ndërkaq hulumtuesit propozojnë që urgjentisht të fillohet me selektim primar të mbeturinave, që nga amvisëritë dhe ndërmarrjet komunale higjienike – përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave.

Hulumtuesi i mbeturinave me material prej qelqi, student i Fakultetit të Makinerisë në Shkup, Aleksandar Bellçevski, tregoi edhe mënyrat se si mund të realizohet seliktimi primar i mbeturinave prej qelqi.

“Duhet të bëhen vende të veçanta ku mund të hidhen ai lloj mbeturinash. Në shporta të veçanta ose edhe me makinë e cila do ta selektonte mbeturinat, e cila nëse ato riciklohen, ajo t’i tërheq, nëse jo, t’i kthejë. Meqë në Maqedoni nuk ekziston fabrikë e cila do ta riciklonte qelqin, kurse nga ana tjetër, kemi një sasi të madhe të qelqit që importohet nga jashtë.  Nëse hapim fabrikë për riciklim të qelqit, ne jo që do ta ulnim deficitin e qelqit të importuar, por edhe do të eksportonim”, tha Bellçeski.

Jovana Llozanovska
Jovana Llozanovska

Sipas hulumtueses së mbeturinave të plastikës dhe të deponisë së vetme të standardizuar në RMV, “Drislla”, Jovana Llozanovska, problemi më i madh në RMV është me trajtimin joadekuat të mbeturinave, dhe mosrealizim të selektimit primar të tyre nga ana e amvisërive dhe ndërmarrjeve komunale higjienike.

“Problemi më i madh në Maqedoni është trajtimi joadekuat i mbeturinave, apo deponimi i tyre. Duhet të ndryshohet sistemi i selektimit, grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave. Që të stimulohen amvisëritë, duhet të hapen punëtori të mëdha me ligjërata, nëpërmjet të cilave do të edukoheshin qytetarët për rëndësinë e selektimit dhe riciklimit e plastikës. Për momentin, deponitë që riciklohen janë që grumbullohen nga sektori joqeveritar, apo grupe joformale qytetarësh, kurse amvisëritë dhe ndërmarrjet komunale janë shumë pak të përfshira ”, tha Llozanovska.

Dame Dimitrovski
Dame Dimitrovski

Sa i takon deponisë “Drislla”, sipas profesorit, mentor i studentëve gjatë realizimit të hulumtimeve, Dame Dimitrovski, ka potencial të madh për prodhimin e energjisë.

“Kemi vërtetuar që nga deponitë e grumbulluara, kemi potencial të madh për prodhim të energjisë, për sigurim të mjeteve shtesë, dhe për punësime të reja, për përmirësim të ambientit jetësor”, tha Dimitrovski.

Sipas hulumtimit të Llazanovskës, me djegien 20 përqindëshit të sasisë së mbeturinave të deponuara në “Drislla”, do të sigurohej energji me të cilën do të ngroheshin 9 mijë amvisëri, që i bie 6.5 për qind e amvisërive të Shkupit.

Një zgjidhje sipas hulumtuesve janë edhe deponitë rajonale, por fillimisht duhet të rregullohen edhe deponitë në vendet urbane. Deponi rajonale në RMV duhet të ketë 7, kurse nuk ka asnjë.

Ngjarja në Fakultetin e Makinerisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button