Princi Eduard, djali i mbretëreshës Elizabet do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut

Më 15 dhe 16 maj 2019 Maqedoninë e Veriut do të qëndrojë për vizitë, Lartmadhëria e tij mbretërore, Konti i Veseksit, princi Eduard njoftojnë nga ambasada e Britanisë, transmeton Portalb.mk.

Konti në agjendën e tij ka të planifikuar një sërë takimesh me udhëheqësinë e vendit, bursistët e programit Çevening, liderë të rinj nga shoqëria civile. Në të do të bisedojnë për lidhshmërinë dhe bashkëpunimin mes Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut në arsim, mjedis jetësor si dhe arte.

Princi Eduard është fëmija më i vogël i mbretëreshës Elizabet dhe princit Filip, i dhjeti me rend për trashëgimi të fronit mbretëror britanik. Ai është i martuar me Sofi Rajs-Xhons dhe ka dy fëmijë.

Britania e Madhe është një nga kontribuueset më të mëdha të Maqedonisë së Veriut në sfera të ndryshme sociale dhe demokratike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button