Rasti “Tanku”, Gjykata e Apelit ia uli dënimin me burg ish ministres Gordana Jankulloska

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska do të duhet që të shkojë në burg, pasi që Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin për rastin “Tanku”, por dhe ia ka ulur dënimin me burg nga 6 në katër vjet, njofton Portalb.mk.

“Gjykata e Apelit Shkupi njofton se duke vepruar për lëndën penale KOKZH-46/18, i njohur në opinion si “tanku”, pas mbajtjes së seancës publike, sot ka miratuar vendim sipas të cilit, ankesat e të akuzuarës G.J., në mënyrë të pjesshme pranohen në mënyrë që e ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë në pjesën e dënimit dhe e akuzuara është dënuar me burg prej 4 vjetëve. Pjesën tjetër të vendimit, Gjykata e Apelit plotësisht e konfirmon”, thonë nga Gjykata e Apelit.

Ndryshe, në rastin “Tanku” është dënuar edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski me dy vjet burgim dhe për këtë ai është arratisur në Hungari dhe ndihmës ministrin në MPB, Gjoko Popovski më katër vjet e gjashtë muaj burgim (pasi Gjykata ia uli dënimin pas ankesës së tij).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button