Brenda muajit pritet të hapet tenderi për kompaninë që do ta bëjë analizën e Kodrës së Diellit

ELEM TURS deklaroi sot se do të hap tenderin për kompaninë që do e bëjë analizën e Kodrës së Diellit gjatë muajit mars. Pas përfundimit të kësaj analize, pritet të merret vendim se çka do të ndodhë më tej me menaxhimin e kësaj qendre për skijim, njofton Portalb.mk.

Nga ELEM TURS njoftojnë për Portalb.mk se analiza është në fazën fillestare dhe se përpilimi i saj zgjat deri në tre muaj. Pasi të zgjidhet kompania e cila do ta bëjë këtë analizë, pritet që brenda tre muajve të ketë rezultat.

Nga ELEM thonë se do të merren hapa konkrete pasi analiza të përfundojë.

Komapnia ELEM TURS është DOOEL(Shoqatë me përgjegjësi të kufizuar) dhe prandaj ka të drejtë të hap tender në periudhën parazgjedhore, gjë që është e ndaluar nga Kodi zgjedhor.

Kodra e Diellit kohëve të fundit përballet me probleme të shumta: mungesë investimesh, mungesë e teleferikut me gjashtë ulëse, mungesë e vendeve për parkim, infrastrukturë e parregulluar si dhe mbeturina të pa pastruara. Gjendje kjo që shtyu Iniciativën Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” të ndërmarrë hapa më rigoroz. Kjo iniciativë organizoi protesta ku kërkoi që ELEM të tërhiqet nga menaxhimi me këtë qendër, pasi keqmenaxhimi për vite të tëra e ka shkatërruar Kodrën e Diellit.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev para pak kohësh informoi se tashmë po përgatitet studim i fizibilitetit, që do të japë përgjigje në pyetjet se cila është mënyra e duhur e menaxhimit dhe shfrytëzimit të kapacitetit pa u dëmtuar bukuritë natyrore të kësaj pjese të Maqedonisë së Veriut.

Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” këmbëngul në tërheqjen e ELEM nga kjo qendër skijimi dhe thonë se nuk do të heqin dorë derisa kjo të ndodh.

LEXO:Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm
LEXO: Këta janë emrat që ndër vite kanë menaxhuar me Kodrën e Diellit (FOTO)
LEXO: Ajo që sot është Bansko dhe Borovec, mund të ishte dhe Kodra e Diellit
LEXO: Shkëlqimi dhe rënia e Kodrës së Diellit: Nga qendër me nam botëror në fushë shterpe
LEXO: Kodra e Diellit, pasuria natyrore e Sharrit e cila degradohet nga viti në vit (FOTO-VIDEO)
LEXO: Në Komunën e Tetovës u prezantua plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit i cili shkaktoi reagime negative
LEXO: “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Kërkojmë nga ELEM që të heqë dorë nga menaxhimi i Kodrës së Diellit (VIDEO)
LEXO: Mungesa e parkingut në Kodrën e Diellit, qytetarët detyrohen të ecin nga 3km
LEXO: Kodra e Diellit, ministri Bekteshi: Njëri opsion është të shkojmë në partneritet publik-privat
LEXO: Qeveria e Maqedonisë: Do të merret vendim për Kodrën e Diellit pasi të përfundojë analiza e ELEM TURS-it

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button