Maqedonia e Veriut dhe Greqia do t’i ulin çmimet e roamingut para pushimeve verore

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Greqisë deri para pushimeve verore apo sezonit turistik do t’i ulin çmimet e roamingut, deri në vlerën e njëjtë sa është në Bashkimin Evropian. Kjo parashihet me Memorandumin e nënshkruar sot ndërmjet ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski dhe ministrit për Politikë Digjitale, Tel komunikuese dhe e Mediave, Nikos Papas, transmeton Portalb.mk.

Për dy muaj rezultat e para të Memorandumit

Mançevski – Papas

Rezultatet e para të Memorandumit priten të jenë më së voni në fund të muajit qershor, fillim të muajit korrik.

Me memorandumin parashihet: ulje dinamike të çmimeve të roamingut dhe të njëjtat të jenë në të njëjtin nivel siç janë në Bashkimin Evropian para se të hyjë në fuqi principi “Roaming sikur në shtëpi”. Për realizimin e këtij memorandumi, kompetente janë trupat rregullatorë kompetentë për komunikime elektronike. Do të realizohen aktivitete të koordinuara dhe të zbatuara në të njëjtën kohë në të dyja shtetet. Rregullatorët kanë afat të shkurtër, jo më të gjatë se dy muaj, të njoftojnë për hapat konkretë që do t’i ndërmarrin dhe duhet të ndërmarrin, nëse është e nevojshme edhe për ndryshimin e rregullores ligjore. Për nevojën e ndryshimeve ligjore, trupat rregullatorë do t’i njoftojnë ministritë, Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë për Politikë Digjitale, Tel komunikuese dhe e Mediave e Greqisë.

Ministri Mançevski deklaroi se Memorandumi parashihet me Marrëveshjen e Prespës, ndërkaq çmimet do të caktohen nga trupat rregullatorë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

“Si hap i parë do të jetë nënshkrimi i Memorandumit për mirëkuptim, për uljen e çmimeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. U morëm vesh që çmimet e roamingut duhet të sillen deri në atë vlerë që janë në Bashkimin Evropian. Çmimet do t’i vendosin trupat rregullatorë”, tha Mançevski.

Siç njoftoi më tej Mançevski, pret që roamingu të shfuqizohet në tërësi.

“Hapi radhës është edhe shfuqizim i tërësishëm i roamingut”, tha Mançevski.

Nikos Papas

Ministri i Greqisë, Nikos Papas tha se qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi, është që Marrëveshja e Prespës të jetë dobiprurëse për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Greqisë.

“Detyrë e qeverive është që ta bëjnë Marrëveshjen e Prespës, marrëveshje për njerëzit. I cili nxjerrë rezultate të cilat e përmirësojnë jetën e njerëzve në të dyja anët. I përmirëson mundësitë për komunikim, transport dhe ekonomi. Në emrin e Republikës së Greqisë, dua të ju tregoj se jemi të gatshëm që t’i ndërmarrim të gjitha masat dhe mjetet legale, me qëllim që qytetarët e të dyja shteteve, shumë shpejtë, dhe para periudhës turistike, të shohin ulje të faturave të tel komunikimit”, tha Papas.

Nga ana tjetër, ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski ka njoftuar se me homologun grek ka biseduar edhe për bashkëpunimin në transformimin digjital të sektorit publik.

Përndryshe, ky është memorandumi i parë bilateral i nënshkruar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

LEXO: Punësimet familjare, ministri Mançevski: Rezultatet e largimit do të jenë sot

Mançevski – Papas

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button