Tragjedia në Maqedoni: Ministrat në Bruksel i kanë shprehur ngushëllime ministres Shekerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pas realizimit të dy takimeve në Bruksel, ka njoftuar se përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dhe ministrat e mbrojtjes së SHBA-së, Gjermanisë, Sllovenisë, Holandës, Greqisë kanë shprehur ngushëllime dhe keqardhje për tragjedinë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Nga sekretari gjeneral i NATO-s, nëpërmjet përfaqësueses së lartë Mogerini, dhe nga kolegët e mi ministra nga SHBA-ja, Gjermani, Sllovenia, Holanda dhe Greqia, të gjithë, qysh në fillim të takimeve tona i kanë dërguar të njëjtat fjali se bashkëndjejnë  dhe shprehin keqardhje për jetët e humbura. Kjo tregon se NATO nuk është vetëm lidhje ushtarake, por lidhje e shteteve që ndajnë të njëjtat vlera, shtete të cilat janë bashkë në momente të vështira dhe të mira”, ka thënë Shekerinska sot pas të dy takimeve në Këshillim Veri-Atlantik në Bruksel.

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 39 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

LEXO: Maqedoni, tragjedia e autobusit: Tetë viktima janë identifikuar

LEXO: Ditët e zisë në Maqedoni, u anuluan aktivitetet kulturore dhe sportive
LEXO: Një udhëtar i autobusit tregoi se si ka ndodhur aksidenti (VIDEO)
LEXO: Aksidenti tragjik, Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë reaguar për fjalorin e profesoreshës
LEXO: Maqedoni, tragjedia e autobusit: Tetë viktima janë identifikuar
LEXO: Pamje tmerruese nga vendi ku u aksidentua autobusi i linjës Gostivar – Shkup
LEXO: Shefi i Urgjences kirurgjikale, Bajrami: Përnjëherë janë pranuar 37 pacientë me politraumë
LEXO: Aksidenti tragjik, Ambasada e SHBA-së e ka ulur flamurin në gjysmë shtizë, Bejli: Ngushëllime, lutemi për të plagosurit
LEXO: Taravari: Aksidenti i mbrëmshëm është një nga sprovat më të tmerrshme
LEXO: Zaev pas vizitës në Spitalin ‘8 Shtatori’: Falënderoj të gjithë ata që ndihmuan për të shpëtuar personat nga aksidenti
LEXO: Tragjedia e autobusit, sot dhe nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut
LEXO:  Filipçe: Katër pacientë në “8 Shatori” dhe tre në Qendrën urgjente janë në gjendje më kritike

LEXO: Tragjedi! 14 të vdekur nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button