Tragjedi! 16 të vdekur nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, të enjten (13.02.19) rreth orës 17 i vozitur nga M.T (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 16, ndërsa 39 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

20.03.2019

Një muaj pas aksidentit, u shënua edhe viktima e 16-të. Viktima është një vajzë 19-vjeçare.

14.03.2019

10:55 – 7 persona të arrestuar për aksidentin në Llaskarcë, shkaku: Shpejtësia e madhe dhe frenat e prishur të autobusit
7 persona do të përgjigjen penalisht për aksidentin e autobusit. Arsyeja kryesore për aksidentin, sipas Prokurorisë janë frenat e autobusit, të cilat nuk kanë qenë funksionale në masën të cilën duhet të jenë, por edhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.
LEXO MË SHUMË: 7 persona të arrestuar për aksidentin në Llaskarcë, shkaku: Shpejtësia e madhe dhe frenat e prishur të autobusit

16.02.2019

Ndërroi jetë edhe një person.

Numri i viktimave u rrit në 15. Lexo më shumë: Aksidenti i autobusit, edhe një person ka ndërruar jetë

15.02.2019

16:40 – Pronari i “Durmo Turs” është edhe pronar i ndërmarrjes ku është kontrolluar teknikisht autobusi i aksidentuar

Rregullshmërinë e autobusëve të agjencisë turistike “Durmo Turs” është kontrolluar në ndërmarrjen “AMZ Gostivar”, e cila ka pronar të njëjtë. MPB për “Makfax” ka konfirmuar se kontrolli teknik i autobusit që u aksidentua dhe në të cilin humbën jetën 14 persona, është kryer në “Auto-moto Gostivar”. Sipas informatave të Regjistrit Qendror, Durmish Beluli është pronar i “Durmo Turs” dhe i stacionit për kontrolle teknike “AMZ Gostivar”.
LEXO MË SHUMË: Pronari i “Durmo Turs” është edhe pronar i ndërmarrjes ku është kontrolluar teknikisht autobusi i aksidentuar

14:12 – Pronari i “Durmo Turs”: Autobusi ishte në rregull, shoferi e ka humbur kontrollin 

Pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, në një deklaratë për televizionin “24 Vesti” thotë se autobusi i cili është rrotulluar ku humbën jetën 14 persona ka qenë teknikisht mirë, por thotë se shoferi e ka humbur kontrollin ndaj vetvetes.  Ai në deklaratë thotë se të punësuarit në kompani janë dëgjuar në telefon me shoferin dhe ai për ata i ka zbuluar arsyet e fatkeqësisë, gjegjësisht se e ka humbur kontrollin ndaj vetvetes derisa e ka drejtuar autobusin.
LEXO MË SHUMË: Pronari i “Durmo Turs”: Autobusi ishte në rregull, shoferi e ka humbur kontrollin (VIDEO)

13:54 – Aksidenti tragjik, aksion gueril në “Kiril dhe Metodi” kundër gjuhës së urrejtjes së Vankovskës

Në mëngjes, nëpërmjet aksionit gueril, në oborrin e Universitet “Shën Kirili dhe Metodi”, në mënyrë simbolike dhe direkte Forumi Rinor Shqiptar (FRSH) ka dërguar porosi për shkarkimin e profesoreshës universitare, Biljana Vankovska, e cila aksidentin tragjik të autobusit ku humbën jetën 14 persona, e ndërlidhi me rastin e konfliktit të vitit 2001, kur në grykën e quajtur Karpallak forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i vranë 10 ushtarë të Armatës së Maqedonisë.
LEXO MË SHUMË:  Aksidenti tragjik, aksion gueril në “Kiril dhe Metodi” kundër gjuhës së urrejtjes së Vankovskës

13:40 – Gjashtë pacientë janë në mjekim shtëpiak, gjashtë të tjerë në gjendje kritike

30-të të lënduar nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup – Tetovë ende qëndrojnë për kurim në spitale. 22 prej tyre janë në Spitalin Shtetëror “8 Shtatori”, kurse në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Terezë” janë 8 pacientë. Nga këta, 6 pacientë janë në gjendje kritike, njofton Portalb.mk.
LEXO MË SHUMË: Gjashtë pacientë janë në mjekim shtëpiak, gjashtë të tjerë në gjendje kritike

13:12 – Prokuroria: Sot nuk është marrë në pyetje shoferi i autobusit, po presim të shëndoshet

Sot nuk është marrë në pyetje shoferi i autobusit të aksidentit tragjik të 13 shkurtit ku humbën jetën 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. Kështu thonë nga Prokuroria për Portalb.mk, duke shpjeguar që presin që të përmirësohet gjendja e tij shëndetësore.
LEXO MË SHUMË:   Prokuroria: Sot nuk është marrë në pyetje shoferi i autobusit, po presim të shëndoshet

10:34 – MPB ka hapur procedurë kundër Vankovskës, rektori i “Kirilit dhe Metodit”: Distancohem nga qëndrimi saj

Profesoresha universitare Biljana Vankovska, është e përfshirë në njërën nga 5 procedurat e hapura nga Ministrisë së Punëve të Brendshme për gjuhë të urrejtjes të shpërndarë në lidhje me aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, njofton Portalb.mk.
Procedura kundër Vankovskës u hap pasi që e njëjta, aksidentin tragjik ku humbën jetën 14 persona e lidhi me ndodhinë e konfliktit të vitit 2001 në Karpallëk në të cilën u vranë 10 ushtarë të Armatës së Maqedonisë nga formacionet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
LEXO MË SHUMË: MPB ka hapur procedurë kundër Vankovskës, rektori i “Kirilit dhe Metodit”: Distancohem nga qëndrimi saj

8:40 -Dita e dytë e zisë në Maqedoni pas aksidentit, pesë persona ende në gjendje kritike

Në vend sot është dita e ditë zie pas aksidentit që ndodhi pardje në autostradën Shkup-Tetovë ku ndërruan jetë 14 persona, ndërsa 37 u lënduan pasi në fshatin Llaskarcë autobusi i kompanisë “Durmo Turs” është rrokullisur. Në gjendje kritike, sipas informatave të fundit, janë pesë veta nga personat e lënduar, prej të cilëve dy janë hospitalizuar në Spitalin “8 Shatori” dhe tre në Qendra Klinike e Shkupit
LEXO MË SHUMË: Dita e dytë e zisë në Maqedoni pas aksidentit, pesë persona ende në gjendje kritike

14.02.2019

22:30 – Spasovski: Sonte do të flasim me shoferin e autobusit, janë ngritur pesë procedura për gjuhën e urrejtjes

“Hetimi vazhdon, inspektimi i ngjarjes ka përfunduar, nesër do të jemi në gjendje të presim njohuritë e para për aspektet që hetimi sheh. Sonte do të kemi bisedë në stacionin e policisë me shoferin e autobusit dhe në bazë të të gjitha këtyre gjetjeve do të kuptohet cila ishte arsyeja për këtë tragjedi të madhe”, tha Spasovski.
LEXO MË SHUMË NË: Spasovski: Sonte do të flasim me shoferin e autobusit, janë ngritur pesë procedura për gjuhën e urrejtjes

21:21- Një VIDEO 3D përshkruan si mund të kishte ndodhur aksidenti tragjik i autobusit

Asnjë nga 50 udhëtarët nuk mendonte se udhëtimi rutinë me autobusin Durmo Tours në Gostivar do të përfundonte si një nga katastrofat më të mëdha në rrugët e Maqedonisë. Autobusi i kuq, i cili mori 14 jetë, u parkua në platformën e stacionit të autobusëve në Shkup.
LEXO MË SHUMË NË: Një VIDEO 3D përshkruan si mund të kishte ndodhur aksidenti tragjik i autobusit

20:37 – Ministritë qartësojnë dilemat rreth numrit të viktimave në aksidentin e autobusit

Në publik dhe në institucione është krijuar dilemë lidhur me numrin e të vdekurve, pasi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, dje njoftoi në një konferencë shtypi se numri i përgjithshëm i personave të vdekur është 15 dhe numri i njëjtë me emrat dhe mbiemrat është botuar në ueb-faqe të Komunës. Ndërkaq Ministria e Brendshme pohon për Portalb se vetëm 14 persona kanë ndërruar jetë.
LEXO MË SHUMË NË: Ministritë qartësojnë dilemat rreth numrit të viktimave në aksidentin e autobusit

17:00 – Është ngritur peticion kundër profesoreshës Vankovska

Për fjalorin me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes të profesoreshës universitare, Biljana Vankovska, në lidhje me ndodhinë tragjike, është ngritur  peticioni  nga Albert Hani, drejtor i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor.
Në peticion gjithashtu theksohet se “ajo qartë e shprehë kënaqësinë e saj në lidhje me këtë tragjedi, duke menduar se shumica e tyre janë shqiptarë dhe duke e lidhur këtë ngjarje me një ngjarje gjithashtu ngjarje tragjike që ka ndodhur në konfliktin e vitit 2001 në afërsi të vendit Karpallëk, ku ushtarë të etnitetit maqedonas e kanë humbur jetën, gjithashtu në autobus”. Të interesuarit që duan të nënshkruhen në këtë peticion mund ta bëjnë: KËTU
LEXO MË SHUMË NË: Aksidenti tragjik, është ngritur peticion kundër profesoreshës Vankovska

16.10 – Prokuroria: Shoferi i autobusit nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit, do të kontrollohet nëse ka përdorur celular

Prokuroria kumtoi se shoferi i cili e ka drejtuar autobusin është hospitalizuar dhe ka marrë lëndime trupore.
“Menjëherë pas fatkeqësisë, prokurori publik ka pasur bisedë fillestare me të dhe ai atëherë nuk ka dhënë të dhëna relevante për tërë ngjarjen. Prokurori gojarisht është njoftuar se analiza e mostrave të gjakut dhe urinës ka treguar se në momentin e fatkeqësisë te shoferi nuk është regjistruar prani e alkoolit, barnave ose substancave psikotrope. Me kërkesë të listingjeve nga operatori celular do të konstatohet nëse shoferi në momentin e aksidentit ka shfrytëzuar telefon celular”, kumtojnë nga Prokuroria.
LEXO MË SHUMË NË: Shoferi i autobusit nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit, do të kontrollohet nëse ka përdorur celular

16.05 – Tragjedia në Maqedoni: Ministrat në Bruksel i kanë shprehur ngushëllime ministres Shekerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pas realizimit të dy takimeve në Bruksel, ka njoftuar se përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dhe ministrat e mbrojtjes së SHBA-së, GjermanisëSllovenisëHolandësGreqisë kanë shprehur ngushëllime dhe keqardhje për tragjedinë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë.
LEXO MË SHUMË NË: Tragjedia në Maqedoni: Ministrat në Bruksel i kanë shprehur ngushëllime ministres Shekerinska

15.36 – Aksidenti tragjik, i pesti sipas numrit të viktimave në historinë e re të Maqedonisë (Infografik)

Maqedonia mban mend shumë katastrofa që nga viti 1951. Aksidenti tragjik në Llaskarcë në të cilin kanë humbur jetë 14 persona është e pesta sipas numrit të viktimave në historinë më të re të Maqedonisë. Me listën e zezë udhëheqë Shkupi me rreth 1.100 viktima dhe 3.000 të lënduar. Pas saj janë fatkeqësitë me avionët, të cilat me të vërtetë kanë qenë më në numër dhe më të përgjakshme, ndërkaq më e madhja ka ndodhur më 22.11.1993, kur një avion me udhëtarë “Jak 42 – D” në “Aviokompleks” është rrëzuar si pasojë e gabimit të pilotit.
LEXO MË SHUMË NË: Aksidenti tragjik, i pesti sipas numrit të viktimave në historinë e re të Maqedonisë (Infografik)

15.16 – Zaev: Do të bëjmë gjithçka që t’i zbardhim arsyet për aksidentin tragjik

Kryeministri Zoran Zaev me zv/kryeministrat, Oliver Spasovski dhe Bujar Osmani dhe me ministrat, Venko Filipçedhe Suhejl Fazliu, sot kanë marrë pjesë në seancën komemorative të organizuar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në përkujtim dhe nder të qytetarëve të humbur nga ky qytet.
LEXO MË SHUMË NË: Zaev: Do të bëjmë gjithçka që t’i zbardhim arsyet për aksidentin tragjik

15.10 – Tragjedia në Maqedoni: Për familjarët u sigurua strehim, kujdes psikologjik dhe ndihmë financiare

Ministria e Shëndetësisë, OJQ SANO dhe Oda e Psikologëve kanë siguruar strehim dhe kujdes psikologjik për familjarët e të lënduarve në aksidentin në autostradën Shkup – Tetovë. Ndihmë financiare do të japë Kryqi i Kuq, por vetëm për familjet e viktimave.
LEXO MË SHUMË NË: Tragjedia në Maqedoni: Për familjarët u sigurua strehim, kujdes psikologjik dhe ndihmë financiare

15.01 – Greqia shprehu ngushëllime për aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Keqardhje të thellë, si dhe ngushëllime dhe solidaritet deri te qytetarët dhe qeveria, shprehë Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë pas aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë.
LEXO MË SHUMË NË: Greqia shprehu ngushëllime për aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

14.27 – Ditët e zisë në Maqedoni, u anuluan aktivitetet kulturore dhe sportive

Për shkak të tragjedisë në autostradën Shkup – Tetovë, dhe shpalljes së ditës së zisë në Maqedonisë së Veriut, janë anuluar aktivitetet kulturore dhe sportive.
LEXO MË SHUMË NË: Ditët e zisë në Maqedoni, u anuluan aktivitetet kulturore dhe sportive

14.30 – Një udhëtar i autobusit tregoi se si ka ndodhur aksidenti (VIDEO)

Një udhëtar i cili ka qenë në autobusin që u aksidentua dje në autostradën Shkup- Tetovë rrëfeu për Tv Klanpërjetimet e momenteve para dhe gjatë ndodhisë tragjike.
LEXO MË SHUMË NË: Një udhëtar i autobusit tregoi se si ka ndodhur aksidenti (VIDEO)

13.51 – Aksidenti tragjik, Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë reaguar për fjalorin e profesoreshës

“Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallëk”, ky është publikimi në Fejsbuk i profesoreshës universitare e njohur për qëndrimet e saja nacionaliste, Biljana Vankovska, pas aksidentit të djeshëm tragjik ku si pasojë e daljes nga autostrada të një autobusi, humbën jetë 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
LEXO MË SHUMË NË: Aksidenti tragjik, Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë reaguar për fjalorin e profesoreshës

13.10 – Maqedoni, tragjedia e autobusit: U identifikuan të gjitha viktimat

Portalb.mk ka mësuar emrat e 14-të viktimave të tragjedisë së djeshme në autostradës Shkup –Tetovë që janë identifikuar nga familjarët.
LEXO MË SHUMË NË: Maqedoni, tragjedia e autobusit: U identifikuan të gjitha viktimat

12.50 – Pamje tmerruese nga vendi ku u aksidentua autobusi i linjës Gostivar – Shkup

Një ditë pas aksidentit të rëndë të autobusit “Durmo Turs” në të cilin humbën jetën 14 persona dhe 39 mbetën të lënduar, Portalb.mk ju sjell foto nga vendngjarja.
LEXO MË SHUMË NË: Pamje tmerruese nga vendi ku u aksidentua autobusi i linjës Gostivar – Shkup

11.53 – Shefi i Urgjences kirurgjikale, Bajrami: Përnjëherë janë pranuar 37 pacientë me politraumë

Shefi i Ekipit të Urgjencës Kirurgjike, Ridvan Bajrami theksoi se sa kanë dëgjuar për aksidentin menjëherë kanë filluar me organizimin e punës ku përnjëherë në spital janë pranuar 37 pacientë me politraumë.
LEXO MË SHUMË NË: Shefi i Urgjences kirurgjikale, Bajrami: Përnjëherë janë pranuar 37 pacientë me politraumë

11.31 – Aksidenti tragjik, Ambasada e SHBA-së e ka ulur flamurin në gjysmë shtizë, Bejli: Ngushëllime, lutemi për të plagosurit

Ambasada e SHBA-së në Shkup, e ka ulur flamurin në gjysmë shtizë pas aksidentit të djeshëm.Në një positm në Tuiter, ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli shprehë ngushëllime për familjarët e të vdekurve, ndërkaq u dëshiron shërim sa më të shpejtë të plagosurve.
LEXO MË SHUMË NË: Aksidenti tragjik, Ambasada e SHBA-së e ka ulur flamurin në gjysmë shtizë, Bejli: Ngushëllime, lutemi për të plagosurit

11.17 – Taravari: Aksidenti i mbrëmshëm është një nga sprovat më të tmerrshme në historinë e qytetit tonë

Me një minutë heshtje filloi seanca komemorative në Gostivar për nderë të 14 viktimave që ndërruan jetë mbrëmë nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup- Tetovë

LEXO MË SHUMË NË: Taravari: Aksidenti i mbrëmshëm është një nga sprovat më të tmerrshme në historinë e qytetit tonë

11.05 – Zaev pas vizitës në Spitalin ‘8 Shtatori’: Falënderoj të gjithë ata që ndihmuan për të shpëtuar personat nga aksidenti

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot së ashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe me zëvendëskryeministrin, Bujar Osmani i vizitoi personat e lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm tragjik.
LEXO MË SHUMË NË: Zaev pas vizitës në Spitalin ‘8 Shtatori’: Falënderoj të gjithë ata që ndihmuan për të shpëtuar personat nga aksidenti

09.30 – Tragjedia e autobusit, sot dhe nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut

Sot dhe nesër, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë në ditë zie, për shkak të tragjedisë në autostradën Shkup – Tetovë.
LEXO MË SHUMË NË: Tragjedia e autobusit, sot dhe nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut

09.22 – Filipçe: Katër pacientë në “8 Shatori” dhe tre në Qendrën urgjente janë në gjendje më kritike

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në mëngjes i vizitoi pacientët e lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm që ndodhi në autostradën Shkup- Tetovë.

LEXO MË SHUMË NË: Filipçe: Katër pacientë në “8 Shatori” dhe tre në Qendrën urgjente janë në gjendje më kritike

13.02.2019

23.40- Sapo arriti informata se edhe një person ka ndërruar jetë, që domethënë se numri i viktimave arrin në 14.

Pas mbarimit të seancës së jashtëzakonshme, kryeministri Zoran Zaev njoftoi se janë 14 viktima.
“Intervenimi i gjithë institucioneve ishte i shpejtë, sonte për fat të keq jetën e kanë humbur 14 qytetarë, gjashtë në vend, një në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”. Ndërsa 37 janë nëpër spitale si dhe një është në mjekim shtëpiak” tha mes tjerash Zaev.

23.30 –  Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur dy ditë zie për shkak të aksidentit tragjik


Qeveria e Republikës së Maqedonisë sonte pas seancës së jashtëzakonshme solli vendim që ditën e nesërme dhe pasnesërme t’i shpallë ditë zie
LEXO MË SHUMË NË: Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur dy ditë zie për shkak të aksidentit tragjik

23.20 – Maqedoni, ambasadorët kanë shprehur ngushëllime për tragjedinë e autobusit

Ngushëllime dhe keqardhje për tragjedinë në autostradën Shkup – Tetovë kanë shprehur edhe Ambasada e BE-së dhe e Francës në Maqedoni.
LEXO MË SHUMË NË: Maqedoni, ambasadorët kanë shprehur ngushëllime për tragjedinë e autobusit

22.52- Komuna e Gostivarit do të shpallë tri ditë zie

Nesër me fillim në ora 12:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për rastin tragjik. Në seancën e nesërme pritet që këshilltarët të sjellin vendim për shpalljen e tre ditëve zi, në shenjë respekti të viktimave. Komuna e Gostivarit, familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllime, ndërsa të mbijetuarve u dëshiron shërim të plotë sa më të shpejtë.
LEXO MË SHUMË NË: Komuna e Gostivarit do të shpallë tri ditë zie për tragjedinë me autobusin

22.52- Në mesin e personave që humbën jetë nga aksidenti tragjik është edhe djali i një deputeti

Në aksidentin tragjik rrugor që ndodhi sot pasdite në autostradën Shkup – Tetovë, ndërroi jetë edhe Jovica Tërpevski i cili është djalë i deputetit të LSDM-së, Bllagojçe Tërpevski.
LEXO MË SHUMË NË: Në mesin e personave të vdekur nga aksidenti tragjik është edhe djali i një deputeti

22.45- Tragjedia me autobusin: Qytetarë të shumtë ofrojnë strehim për familjarët e të lënduarve

Rasti tragjik në autostradën Shkup – Tetovë, përveç autoritetet i ka mobilizuar edhe qytetarët. Shumica prej tyre kanë ofruar strehim për familjarët e të lënduarve në aksident, të cilët janë duke pritur para Spitalit Shtetëror “8 Shtatori” dhe Qendrën Klinike Universitare “Nënë Terezë”
LEXO MË SHUMË NË: Tragjedia me autobusin: Qytetarë të shumtë ofrojnë strehim për familjarët e të lënduarve

22.05 – Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte do të mbajë seancë të jashtëzkonshme për rastin e aksidentit tragjik

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte do të mbajë seancë të jashtëzkonshme për rastin e aksidentit tragjik.
LEXO MË SHUMË NË: Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte do të mbajë seancë të jashtëzkonshme për rastin e aksidentit tragjik

21.56 – Aksidenti i autobusit, ngushëllime nga funksionarë të ndryshëm

Krerë të lartë shtetëror dhe të huaj nëpërmjet rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik që ndodhi sonte në vendin tonë nga ku ndërruan jetë 14 persona.
LEXO MË SHUMË NË: Aksidenti i autobusit, ngushëllime nga funksionarë të ndryshëm

21.47 – Ministria e Shëndetësisë: Posedojmë gjak të mjaftueshëm për të lënduarit në aksident

Në rrjetet sociale u paraqitën disa qytetarë të cilët dëshirojnë të ndihmojnë me dhurimin e gjakut për të lënduarit nga aksidenti, por nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nëse ka nevojë për një gjë të tillë do të njoftojnë.
LEXO MË SHUMË NË: Ministria e Shëndetësisë: Posedojmë gjak të mjaftueshëm për të lënduarit në aksident

21.30 – Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo (VIDEO)

Drejtori i Spitalit “8 Shtatori” (ish spitali ushtark), Hristijan Kostov doli në konferencë me detaje për aksidentin ku tha se janë pranuar 32 pacientë vetëm në këtë spital, prej tyre katër janë në kujdesin intensiv dhe janë në gjendje më të rëndë.
LEXO MË SHUMË NË: Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo (VIDEO)

20.50 – Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik
Prokuroria Themelore Publike nëpërmjet një kumtese njofton se në vend ngjarje janë duke u zhvilluar hetimet rreth shkaqeve të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë. Prokuroria do të urdhërojë autopsinë e personave që kanë ndërruar jetë dhe gjendjen teknike të autobusit.
LEXO MË SHUMË NË: Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik

20:15 – Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë

Kryetari i Komunës së Gostivarit njoftoi se shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë.
Lexo më shumë: Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)

19:50
– Zyrtare: Numri i viktimave ka arritur në 13
Numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa rreth 40 persona të tjerë janë shtruar në Spitalet e Shkupit pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë. Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e parë për media pas aksidentit. Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Sipas ministrit 7 viktima kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa 5 të tjerë gjatë reanimimit në spitalet shtetërore. Viktimat janë kryesisht të moshës së re, por nuk raportohet për viktima në fëmijë.


19.20. Dhjetë viktima dhe shumë të lënduar
Është rritur numri i viktimave nga aksidenti tragjik i cili ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, deri më tani thuhet se numri I viktimave ka arritur në 10.

Ka edhe persona në gjendje kritike të cilët janë transferuar në Qendrën Klinike prej ku pritet që Ministri  i Shëndetësisë Venko Filipçe të del me informata zyrtare sa i përket personave të pranuar në klinikat e Shkupit.


19:00 – Tetë viktima nga tragjedia në autostradën Shkup – Tetovë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka konfirmuar se numri i viktimave në tragjedinë në autostradën Shkup-Tetovë ka arritur në tetë.
“Momentalisht jemi duke i koordinuar aktivitetet. Por tash mund të konstatoj se ka tetë viktima”, tha Nuhiu.


18.40 – Gjashtë viktima nga tragjedia në autostradën Shkup – Tetovë

Sipas informatave të Alsat M, numri i viktimave nga aksidenti rrugor është gjashtë. Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori”.

17.25 – Aksident i rëndë i autobusit “Durmo” i mbushur me udhëtarë

Një autobus me udhëtarë ka dalë nga rruga Tetovë-Shkup në ora 17.00 njofton Portalb.mk. Ai është rrokullisur nga autostrada dhe ka rënë poshtë në fshatin Llaskarcë në Komunën e Sarajit, konfirmon policia.

Nuk ka informata zyrtare sa persona janë të lënduar, por jozyrtarisht thuhet se janë mbi 20. Madje mund të ketë edhe viktima, por presim konfirmimin e policisë.


Nga kompania u konfirmua se autobusi është i ndërmarrjes “Durmo” i cili ka qenë duke udhëtuar në autostradën Gostivar- Shkup. Ekipet mjekësore kanë filluar të transportojnë disa të lënduar në Qendrën Klinike të Shkupit.

Video e siguruar nga Alsat M dhe Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button