Ditët e zisë në Maqedoni, u anuluan aktivitetet kulturore dhe sportive

Për shkak të tragjedisë në autostradën Shkup – Tetovë, dhe shpalljes së ditës së zisë në Maqedonisë së Veriut, janë anuluar aktivitetet kulturore dhe sportive, transmeton Portalb.mk.

Aktivitet i ka anuluar Teatri Popullor i Maqedonisë (TPM), Teatri i Kumanovës dhe Klubi i Basketbollit në Gostivar.

“Për shkak të aksidentit të rëndë dhe të shpalljes së 14-të dhe 15-të shkurtit për ditë të zisë, Teatri Popullor i Maqedonisë e ka anuluar aktivitetin “Mama Mia”, e planifikuar për 14-të shkurt”, njoftuan nga TPM-ja.

“Në shenjë solidariteti dhe ndarjes së dhimbjes me familjarët e tragjedisë së autobusit të Gostivarit, ekipi i shfaqjes “As andej, as këndej” anuloi shfaqjen e paraparë për nesër. “As andej, as këndej” do të shfaqet të shtunën (23 shkurt) në ora 19:00 në Teatrin e Kumanovës”, njoftuan nga Teatri i Kumanovës.

“Për shkak rastit tragjik si dhe për humbjen e një nga lojtarëve tanë Jovica Tërpeski, e informojmë opinionin dhe MKF se klubi ynë nuk është në gjendje të merr pjese në lojën e radhës dhe kërkojmë anulim të domosdoshëm të së njëjtës”, njoftuan nga KB Gostivar.

LEXO: Maqedoni, tragjedia e autobusit: Tetë viktima janë identifikuar

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

LEXO: Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo
LEXO: Tragjedi!13 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)
LEXO:  Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)
LEXO: Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik
LEXO: Aksidenti i autobusit, ngushëllime nga funksionarë të ndryshëm të vendit
LEXO: Tragjedia me autobusin, edhe politikanët jashtë Maqedonisë shprehën ngushëllime
LEXO: Tragjedia me autobusin: Qytetarë të shumtë ofrojnë strehim për familjarët e të lënduarve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button