Taravari: Aksidenti i mbrëmshëm është një nga sprovat më të tmerrshme në historinë e qytetit tonë

Me një minutë heshtje filloi seanca komemorative në Gostivar për nderë të 14 viktimave që ndërruan jetë mbrëmë nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup- Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Pas një minutë heshtje, fjalën e mori kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili theksoi se:

“Vdekja në një orë të vetme mori 14 persona prej nesh, 14 jetë njerëzish, 14 histori të ndërprera në pasditen e zymtë të 13 shkurtit 2019. Udhëtonin për në shtëpitë e tyre, po ktheheshin për në Gostivar, por nuk paska qenë e shkruar që kjo ditë të ishte një ditë tjetër e jetës së tyre. Orët e mortit nuk kanë qenë kurë të lehta ashtu si sot, ku pesha e tyre mezi më lejon të artikuloj fjalët e mia, por gjithsesi ishte vullneti i Zotit dhe me durim të përulemi çdo gjejë që ai ka shkruar. Dhimbja e familjes së të gjithë gostivarasve sot është qa e madhe sa kjo është një nga sprovat më të tmerrshme në historinë e qytetit tonë.

Profesioni im është ai i mjekut, në ditët e punës si mjek kam parë shumë dhimbje, por asgjë nuk krahasohet me këtë tragjedi. Askush nuk e di se cilët kanë qenë mendimet e tyre të fundit, por edhe askush prej atyre nuk e kanë ditur se do ta humbin në mënyrë të tillë. Është e vështirë për mua të mbaj këtë fjalim sot duke e ditur që njerëzit e mi kanë humbur jetën, por ata i janë dorëzuar Zotit dhe sigurisht janë në duart më të mira”, tha Taravari mes tjerash në fjalimin e tij.

Në ndërkohë, sot dhe nesër, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë në ditë zie.

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button