Maqedoni, ambasadorët kanë shprehur ngushëllime për tragjedinë e autobusit

Ngushëllime dhe keqardhje për tragjedinë në autostradën Shkup – Tetovë kanë shprehur edhe Ambasada e BE-së dhe e Francës në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Euroambasadori Samuel Zhbogar

LEXO: Tragjedia me autobusin: Qytetarë të shumtë ofrojnë strehim për familjarët e të lënduarve

Keqardhje për aksidentin tragjik ka shprehur edhe ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Samuel Zhbogar.

“Të trishtuar nga tragjedia që ndodhi këtë mbrëmje. Mendimet e mia janë me familjet e atyre që kanë humbur jetën dhe të plagosurit”, shkroi ambasadori i BE-së në “Tuiter”, Samuel Zhbogar.

Kristian Timonie
Kristian Timonie

Edhe Ambasada e Francës ka shprehur ngushëllime, ndërkaq të lënduarve u ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë.

“Ambasada e Francës në Shkup shpreh ngushëllimet më të thella deri te familjet dhe të afërmit e viktimave, me rastin e vdekjes tragjike të qytetarëve të Gostivarit dhe të Tetovës, në aksidentin e sotëm, ndërsa të lënduarve i uron shërim sa më të shpejtë”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Ambasadës së Francës.

LEXO: Aksidenti i autobusit, ngushëllime nga funksionarë të ndryshëm të vendit
LEXO: Tragjedia me autobusin, edhe politikanët jashtë Maqedonisë shprehën ngushëllime

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

LEXO: Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo
LEXO: Tragjedi!13 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)
LEXO:  Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)
LEXO: Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button