Zaev: Aleanca më e sigurt në botë na tha mirë se vini

Kjo është ditë e historike dhe e madhe për të gjithë qytetarët tanë. Sot, Aleanca më e sigurt në botë, NATO, na tha mirë se vini. Sot u ulëm krah për krah me aleatët tanë, në tavolinë të njëjtë, në Aleancën e njëjtë.

Këtë në profilin e Facebook-ut e shkroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas nënshkrimit në Bruksel të Protokollit për pranim të Maqedonisë në NATO, transmeton Portalb.mk.

“Jemi të lumtur dhe duhet të jemi, sepse kemi siguruar stabilitet për vendin tonë. Kemi siguruar siguri dhe paqe. Gjeneratat tona dhe fëmijët do të jetojnë më mirë, në vend dhe rajon që ndriçojnë me shpresë. Urime, të jemi krenarë”, shkroi Zaev në profilin e tij të Facebook-ut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button