Tetovë, është rritur numri i pacientëve të lënduar shkaku i trotuareve të papastruara (FOTO)

Është rritur numri i të lënduarve në repartin e Ortopedisë në Spitalin Klinik të Tetovës shkaku i rrëshqitjeve në akullin që nuk është pastruar nga trotuaret, nga ana tjetër nga kompania e cila merret me pastrimin e trotuareve NPK “Tetova” thonë që vazhdojnë me pastrimin, njofton Portalb.mk. Megjithatë, fotografitë flasin ndryshe.

Mjeku Miroslav Koçovski, krye-shef në repartin e Ortopedisë në Spitalin Klinik të Tetovës konfirmoi për Portalb.mk se nga dita e djeshme numri i pacientëve është rritur dyfish më shumë dhe korridoret e spitalit janë përplot me njerëz sot.

“Për tre ditë sigurisht ka pasur më shumë se 100 fraktura. Është rritur mund të them dyfish numri i pacientëve sot në krahasim me ditët tjera shkaku i borës dhe ngricës, zakonisht të lënduarit janë të moshuar dhe fëmijë. Apelojmë deri te qytetarët që të dalin vetëm në rast nevoje në mënyrë që të parandalohen lëndimet e mundshme”, tha Koçovski.

Nga ana tjetër, nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” të cilët janë përgjegjës për pastrimin e trotuareve thonë se pastrimi i trotuareve ka filluar nga dita e shtunë.

“Nga dita e shtunë jemi përqëndruar më shumë në pastrimin e trotuareve në afërsi të shkollave dhe oborreve të shkollave, megjithatë këto tre ditë po vazhdojmë me pastrimin e trotuarave tjera”, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Xhelal Ceka.

Ndërkaq, në rast lëndimi, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë kompensim. Para dy ditësh Avokati i Popullit porositi qytetarët të mos presin për drejtësi dhe të drejta, por të luftojnë për to.

Portalb.mk sot ka vizituar disa rrugë të qytetit të Tetovës, edhe atë në pjesën qendrore të qytetit dhe shihet që ka trotuare të pa-pastruara, ndërsa një pjesë është pastruar pjesërisht  gjë që mund të shihni edhe në fotografitë e mëposhtme.

Trotuaret në Tetovë, 29.01.2019
Trotuaret në Tetovë, 29.01.2019
Trotuaret në Tetovë, 29.01.2019

LEXO:Qytetarët mund të padisin komunën për thyerjet dhe plagët që rezultojnë nga rrugët e pa pastruara nga bora
LEXO:Malësia e Tetovës sërish e bllokuar nga bora (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button