UNSHM: Të ndahet përqindje më e lartë nga paratë shtetërore për arsim në Maqedoni

Tre organizata të shkollave të mesme të Maqedonisë, kërkojnë nga Qeveria të ndajë më shumë para për arsimin në vend, njofton Portalb.mk. Sipas tyre, sasia prej 1.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) që ndahet për arsimin në Maqedoni është shumë e vogël për dallim nga vendet tjera të Ballkanit.

Në një kumtesë dërguar mediave, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, Parlamenti i Nxënësve dhe Unioni i Nxënësve të Maqedonisë kërkojnë transparencë nga Qeveria e Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi për mënyrën e shpenzimit të buxhetit në sektorin e arsimit.

“Në Maqedoni vetëm 1.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ndahet për arsimin fillor, të mesëm dhe atë universitar. Kërkojmë të dimë në cilat shkolla të Maqedonisë janë investuar këto 752.321.196 denarë dhe pse asnjë nga këto mjetet e përmendura deri më tash nuk janë investuar në shkollat, universitetet e Maqedonisë Perëndimore?” thuhet në kumtesë, transmeton Portalb.mk.

Ata gjithashtu thonë se sasia prej 1.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto që ndahet për arsimin në Maqedoni është shumë e vogël për dallim nga vendet tjera të Ballkanit në të cilat shifrat janë mbi 4%.

“Nëse shohim vendet e anëtarësuara në Bashkimin Evropian, në krahasim me Maqedoninë, PBB-në e kanë në këto shifra:
1. Sllovenia 5.7%
2. Kroacia 4.6%
3. Sllovakia 4.2%
4. Greqia 4.1%
5. Bullgaria 4.1%
6. Serbia 4.0%

Mund ta vërejmë haptazi, sesa para nesh janë këto shtete dhe sesa kanë punuar në këtë drejtim”, thuhet në kumtesën e tyre të përbashkët.

“Arsimi është një ndër sektorët më të rëndësishme të një populli, dhe njëkohësisht një ndër sektorët, organet e shtetit që duhet të harxhon më shumë që në të ardhmen të nxjerr kuadro profesionale, akademikë e intelektualë të shumtë, që e përfaqësojnë dhe e udhëheqin vendin siç duhet”, thonë nxënësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button