8 deputetët e VMRO-DPMNE-së: Nëse pranohet kërkesa e Kasamit ne nuk votojmë

Tetë deputetët e opozitares VMRO-DPMNE të cilët votuan “për” në fazën e parë të ndryshimeve kushtetuese janë kundër kërkesës së Lëvizjes BESA në lidhje me nënshtetësinë. Prej atje thonë se nuk duhet që të ndryshohet ajo që jemi marrë vesh me Greqinë, gjegjësisht se duhet që nënshtetësia të ngelet “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njofton Portalb.mk.

Nëse pranohet kërkesa e Lëvizjes BESA, që të fshihet fjala “maqedonase”, tetë deputetët sipas të gjitha gjasave do të tërhiqen dhe nuk do t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese.

“Nuk heqim dorë nga ajo që jemi marrë vesh me Greqinë, gjegjësisht nënshtetësia të jetë maqedonas/qytetar i Maqedonisë së Veriut. Ky është qëndrimi ynë i fundit. Ky është përfitimi më i madh dhe përforcim i identitetit. Me Greqinë jemi marrë vesh, tani e copëtojmë mes nesh”, thonë nga grupi i deputetëve në të cilin koordinatore është Elizabeta Kan[eska – Milevska.

Kryeministri Zoran Zaev, sot deklaroi se nënshtetësia do të ngelet ashtu siç jemi marrë vesh me Greqinë. Megjithatë, seanca në të cilën në rend dite janë amendamentet është prolonguar nesër në ora 12:00, ndërkaq spekulimet janë se Bilall Kasami nuk tërhiqet nga kërkesat e tij.

Ndryshe, sot në konferencë për shtyp, kryeministri Zaev tha se “duhet të bëhet sqarim në atë se ‘E Maqedonisë’ nuk është njëjtë, sikur ‘maqedonas’”.

Kryeministri Zaev ka komentuar edhe deklaratën e djeshme të liderit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ku thotë se nuk do të votojë për ndryshimet kushtetues, nëse nuk pranohen kërkesat e tyre.

Në çdo moment pritet që të fillojë vazhdimi i seancës së 75-të të Kuvendit të Maqedonisë, në të cilën do të zhvillohet diskutimi për fazën e fundit të ndryshimeve kushtetuese të paraparë me Marrëveshjen e Prespëssë nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Shumica parlamentare ende nuk i ka siguruar 80 vota, pasi që deputetët e Lëvizjes BESA e kanë kushtëzuar votën “për” me amendamente që kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare” – për të cilat janë duke u realizuar takime koordinuese me grup ekspertësh për të shqyrtuar mundësitë e përfshirjes së tyre në pakon e ndryshimeve kushtetuese.

Dje kryeministri Zoran Zaev duke i prezantuar argumentet pse duhet të votohet për ndryshimet kushtetuese, i falënderoi të gjithë që kanë dhënë kontribut dhe tha se me Lëvizjen Besa ende nuk janë marrë vesh por që pret marrëveshje.

LEXO: Ndryshimet kushtetuese, Lëvizja BESA me kryetar Kasamin ende nuk është bindur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button