Ndryshimet kushtetuese, Lëvizja BESA me kryetar Kasamin ende nuk është bindur

“Bisedimet vazhdojnë, presim që pas mbarimit të takimeve të kemi qëndrim zyrtar nga kryeministri Zoran Zaev. Unë jam optimist se do të kemi mbi 80 vota “për”, kështu deklaroi deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, në lidhje me bisedimet mes shumicës parlamentare dhe Lëvizjes BESA me kryetar Bilall Kasami për përkrahjen e ndryshimeve kushtetuese, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me atë se nëse shumica parlamentare e pranon amendamentin e propozuar nga Lëvizja BESA për nënshtetësinë, a ka kërcënime se tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE që i përkrahën ndryshimet kushtetuese në fazën e parë, tani të mos votojnë, Kostadinov shkurt tha se “deri më tani nuk kam dëgjuar kërcënime të tilla”.

Ndryshe seanca për ndryshimet kushtetuese ishte caktuar për në orën 12 dhe më pas në orën 16:00 por filloi në orën 17.00.
Ndërkaq përpara Kuvendit, VMRO-DPMNE bashkë me disa lëvizje pro-ruse po proteston kundër votimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button