Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit: Stop shkatërrimit të kësaj qendre turistike (VIDEO)

Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”  edhe sot e ngriti zërin në lidhje me kërkesat që i ka parashtruar kundër shkatërrimit të Qendrës turistike Kodra e Diellit.  Ata kërkojnë nga pushteti që të merr masa për rregullimin e kësaj qendre dhe të vihet në rregullimin e saj, transmeton Portalb.mk.

“Jemi të vetëdijshëm që jetojmë pranë një mrekullie natyrore siç është masivi i malit Sharr, që prek qytetin e Tetovës, jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë turistike, ekonomike, shëndetësore dhe ekologjike që ka Kodra e Diellit. Por, jemi shumë të brengosur nga mosinvestimi, përdhosja e qendrës turistike, që është lënë në haresë nga ana e institucioneve shtetërore.

Vëmendja e Kodrës së Diellit duhet të ngrihet nga të gjitha autoritetet, nëse duam t’i shpëtojmë eksodit dhe duhet të fokusohemi në të.

Kapacitetet turistike nuk janë as 8 për qind që i shfrytëzojmë ne. Qendra turistike ka kapacitet për mbi 110 km shtigje, por vetëm 12 nga ato i shfrytëzojmë ne. Qarkullimit dhe fitimet vjetore të qendrave turistike në shtetet fqinje janë nga milinona euro, kurse qendra turistike që e menaxhoin ELEM ka humbje vjetore me miliona”, tha Hamdi Sulejmani, nga Iniciativa ta shpëtojmë Kodrën e Diellit.

Ai edhe njëherë i përsëriti kërkesat paraprake deri te Qeveria e Maqedonisë:

  • Kryeministri të mbajë premtimet e dhëna duke cituar: “Kodra e Diellit do t’i merret ELEMIT dhe ELEM nuk mund të përgatis vetëm shtigje dhe kushte për pensionistet”, deklaratë e dhënë nga kryeministri për fushatën e referendumit, përpara qytetarëve të Tetovës.
  • Qeveria menjëherë të shqyrtojë mundësinë për koncesionimin e së njëjtës.
  • Ndërtimi i Teleferikut Tetovë – Kodër e Diellit me të gjitha elementet e nevojshme, infrastrukturore, parking dhe hapësira të duhura për vizitorët.
  • Kontrolle mbi realizuesin e punëve të Ski liftit me gjashtë ulëse i cili kushtoi 9.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve dhe gropës së hapur për rezervuarin e planifikuar i cili kinse do të shërbente për akumulimin e ujit për prodhimin e borës artificiale, kërkohet sanksionim i së njëjtës.
  • Plani detal urbanistik i vili sa e sa mandate premtohet mirëpo nuk realizohet. Obligim nga Komuna e Tetovës, plan i cili është bazik që do e hap mundësinë për investime nga investitorë të huaj dhe zhvillim të së njëjtës.
  • Ne si iniciativë vlerësojmë se mënyra demokratike dhe institucionale e kësaj çështje tash e tutje nuk është e frytshme dhe vendosëm që përfundimisht takimet dypalëshe, me aktorët e lartpërmendur janë të panevojshme dhe humbje kohe, andaj tani e tutje edhe nuk do të jenë në planin tonë të veprimtarisë.
  • Qëndrimi ynë është që këtë çështje ta ngremë në një nivel tjetër, duke ndërmarrë masa tjera më serioze të kësaj problematike, përfundimisht t’i kushtohet vëmendje më e veçantë.
  • Andaj si e dini nga paralajmërimi, mënyra e vetme është t’i vendosim ultimatum Qeverisë dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë që të vijë dhe ta vizitojë këtë qendër turistike, si dhe një ndër kërkesat tona është që kompanisë ELEM t’i merren kompetencat për menaxhimin e qendrës turistike Kodra e Diellit.
  • Nëse këtë nuk e vendos qeveria, ELEM do të ballafaqohet me ne.

LEXO: Kodra e Diellit shembull tipik i nacionalizmit dhe “federalizimit” maqedonas
LEXO: Ski qendrat e Maqedonisë të lëna në mëshirë të fatit
LEXO: Mungojnë investimet në Qendrën Turistike për skijim në Kodrën e Diellit
LEXO: Kodra e Diellit, pikë turistike e lënë pas dore
LEXO: Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit, në kushte të këqia

LEXO: Kodra e Diellit, pasuria natyrore e Sharrit e cila degradohet nga viti në vit (FOTO-VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button