Kodra e Diellit shembull tipik i nacionalizmit dhe “federalizimit” maqedonas

 Qendra turistike e skijimit “Kodra e Diellit”  apo siç ka qenë e njohur deri tani “Popova Sapka” ka qenë ndër qendrat më të njohura në rajon dhe në ish-Jugosllavi. Kjo qendër turistike falë bukurisë që e ka krijuar vetë natyra dikur ka tubuar me mijëra turist nga i gjithë rajoni.  Kodra e Diellit ka qenë e njohur edhe për eventin sportive të njohur si “Kupa e Sharrit” me karakter ndërkombëtar.  Shumë emra të njohur të skijimit  europian ishin edhe garues nëpër shtigjet garuese të Kodrës së Diellit, madje në këtë qendër skijimi lanë gjurmë edhe shumë legjenda në mesin e tyre edhe shqiptar. Kodra e Diellit karakterizohet edhe me vikendshtëpizat e bukura që kësaj qendra i japin një gjallëri dhe e socializojnë edhe  më shumë. Karakteristikë tjetër ka qenë edhe teleferiku nga Tetova për në Kodrën e Diellit, një ndër proektet e mëdha të kohës së largët, e bënte këtë qendër edhe me prestigjioze.

Por, në çfar gjendje është sot “Kodra e Diellit”? Ajo është në gjendjen më të mjerueshme që mund të ekzistojë. Është pothuajse e boshtatisur, e rrënuar e shkatëruar, dhe  e lënë në mëshirën e fatit dhe të Zotit.  Sot, kësaj qendre i ka humbur shkëlqimi i dikurshëm.  Nëse i hedh një pamjë, kësaj qendre sot, do të  mendoje se je kthyer  disa dekada prapa, apo ende je në kohën e Jugosllavisë.  Rrugët e shkatëruara, mungesa e ujit, shpesh herë edhe e rrymës  rrymës, korozoni i skiliftave që nuk funksionojnë  mungesa e shtigjeve të skijimit, mospastrimi i borës nëpër rrugët e vikendshtëpizave, bredhja e qenve nëpër rrugë që e rrezikojnë në cdo moment jetën e turistëve , e kanë bërë këtë qendër skijimi që të mos të të ofrojë asnjë kënaqësi. Përkundrazi, dëshprimi është kryefjala e fjalisë, me cilin do që takohesh atje. Të gjithë janë të dëshpruar edhe për mos investimet e bëra atje. Cdo kush e ndan mendimin se pikërisht, pushteti aktual edhe pushtet e kaluara,  këtë qendër turistike e kanë lënë jasht cdo programi të tyre për të investuar për ta mirëmbajtur.

Meqë aktualisht po flitet për formimin e Qeverisë, dhe disa nga partitë shqiptare para fushatës e hapën edhe çështjen e Binacionalizmit gjuhësor dhe  Federalizimit ekonomik dhe politik të ndërtimit të ardhshëm të shtetit të Maqedonisë, kjo ide u prit ashpër nga maqedonasit duke pretenduar se federalizmi është një ndarje gjeografike dhe do ta rezikonte elementin unitar të Maqedonisë.

Nëse e krahasojmë aspektin e investimit në pjesën perëndimore, si dhe ndarjen e buxhetit i cili gjithmonë ka qene selektiv dhe jo konform kërkesave rajonale, nëse e bëjmë krahasimin e pjesëve maqedonase dhe atyre shqiptare  të  shkollave, instucioneve shëndetësore, rrugëve, parqeve për fëmijë, si dhe nësë e analizojmë qendrën e skijimit që shqiptarët parapalqejnë ti thonë Kodra e Diellit, mund të konstatojmë se të gjitha qeveritë që moti e kanë “Federalizuar” Maqedonisë, duke bërë ndarje në aspketin gjeografik dhe duke e getoizuar, dhe mjeruar në formën me të keqe, duke mos investuar asnjë qindarkë.

Pushteti, nga momenti që në Kodren e Diellit, filluan shqiptarët me ato pak mundësi të blejnë vikendshtepiza dhe të bëhen banorë të kësaj qendre, nga pronarët sërb të Beogradit dhe nga ato maqedonas të Shkupit, si dhe të investojnë me disa hotele, me një fjalë për ta shqiptarizuar këtë qëndër kur dihet se edhe gjeografikisht shqiptarët që jetojnë në ato fshatra janë 100 %, pushtetit  e braktisi këtë qendër duke e lënë në haresë.

Qeveria e cila po udhëheq 15 vite e fundit para disa viteve bëri një investim dhjetëra miliona Euro në një qendër të Skijimit e njohur si qendra e Kozhufit, i cili gjendet ne pjesën maqedonase të RM. Kjo qendër e cila u rregullua nga fillimi sot nuk ka aspak turistë por edhe borë ngase nuk e ka pasur naltësinë e duhur për ti plotësuar kushtet për ta bërë një qendër skijimi. Projekti i ndërtimit të Shkupit 2014, ku u derdhën pa mëshirshëm qindra miliona eurosh para të taksapaguesve të qytetarëve të Maqedonisë, ku në mesin e tyre edhe para të shqiptarëve, tregojnë dhe flasin poshtu për “federalizimin” gjeografik  që qeveria e Maqedonisë po e implementon pa problem.

Është turp dhe e pafalshme edhe për partinë BDI qe për 16 vite i përfaqëson shqiptarët në Qeveri asnjëherë mos të kërkojë llogari qoft nga VMRO apo LSDM për këtë mënyrë selektive të investimeve që e bënë në formë të ndarë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Edhe në televizionet shtetërore edhe ato private që i udhëheqin maqedonasit, Kodra e Diellit nuk figuron aspak në hartën e Motit, e cila bëhet poashtu me qëllim të caktuar politik.  Edhe udhëheqësite Komunës së Tetovës kanë poashtu përgjegjësi, kush do qofshin ata. Rrugicat të cilat jnaë rreth vikendshtëpizave janë në Kompetence të tyre për ti rregulluar dhe mirëmbajtur ato, poashtu edhe ndriçimi, dhe ujësjellësi. Edhe udhëheqësit shqiptarë kanë përgjegjësi të cilët ose nuk dinë ose janë të pafuqishëm për të kërkuar mjete finasiare  nga pushteti qëndror për ti përmbushur obligimet e tyre ligjore edhe për Kodrën e Diellit.

Në të gjithë këtë tekst, i kamë thënë Kodra e Diellit ashtu siç pretendojmë ti themi ne shqiptarët , por ky emërtim nuk është aspak ligjor, ngase në dokumentet zyrtare ekziston si Popava Sapka, një emërtim sllav madje edhe krishter, i cili aspak nuk reflekton aspektin multietnik të vetë qendrës së skijimit. Pra edhe këtu Pushteti apo Komuna e Tetovës është e treguar e pafuqishme për ta ndruar një emërtim të tillë ashtu siç nuk e bën as me emërtimet e shkollave dhe rrugëvë në pjesët të populluara me shumicë shqiptare.

Pushteti maqedonas përfundimisht më mos investimin në Kodrën e Diellit tregohon një nacionalizëm të fshehtë madje edhe albanofobizëm, kur dihet se ka fundi kjo qendër skijimi po vizitohet nga shumë shqiptar madje turist nga Kosova dhe Shqipëria. Gjendja e rëndë e banorëve shqiptar të malësisë së Tetovës gjithsesi do të rregullohej nëse kjo qendër skijimi do të ishte ashtu siç duhej , e renovuar apo duke investuar. Gjithsesi ata fshatarë do të ishin punëtor potencial në atë qendër dhe ndoshta do ta përmirësoni gjendjen e tyre të vështirë ekonomike më benefitet që do ti ofronte turizmi në Kodrën e Diellit. E njejta do të ndodhte edhe me qytetin e Tetovës, ku shumë të rinjë të pa punë do të kishin mundësi reale për të përfituar nga mundësitë e qendrës së skijimit nëse ajo merte përmasa të një qendre me kushte të duhura , infrastrukturë, hotele, rrugë, skilifte të shumta, restorante, spa- qendra, madje edhe nësë rregullohej teleferiku që e lidh Tetovën dhe Kodrën e Diellit. Në këtë aspekt, nuk do të fitonin vetëm banorët e malësisë së Tetovës ose Tetovarët, por do të fitonte vetë shteti i Maqedonisë me të ardhura të mëdha finansiare nga vizitorë të shumtë të ardhur nga shtetet fqinjë dhe nga Evropa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button