“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” i dha ultimatum Zaevit: Të vish këtu për t’i parë vështirësitë e turistëve

Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” sot ka publikuar kërkesat e tyre në lidhje me përmirësimin e kushteve dhe funksionimin normal të qendrës turistike “Kodra e Diellit”, të cilën, siç thonë ata, edhe këtë sezon e ka gjetur pa investimet e premtuara dhe pa kujdesin e duhur, njofton Portalb.mk.

Këto kërkesa, thonë nga iniciativa qytetare, janë në shërbim të kushteve dhe funksionimit normal të “Kodrës së Diellit”, thanë sot në konferencë për shtyp nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Kërkesat e tyre juanë:

  • Takim urgjent me kryeministrin Zoran Zaev dhe me pjesëtarët tjerë të kabinetit qeveritar që janë të ngarkuar me punë në zhvillimin e turizmit dimëror dhe malor. Këtë takim kërkojmë ta zhvillojmë në Kodrën e Diellit, më së voni deri të shtunën (12 janar 2019, në orën 11). Do i sugjerojmë kryeministrit Zaev që vizitën në Kodrën e Diellit ta zhvillojë si çdo qytetar tjetër, për të parë nga afër vështirësitë reale me të cilat përballen vizitorët e kësaj qendre turistike.
  • Qeveria të analizojë në detaje termat dhe kushtet e kontratave me realizuesin e ski-liftit me 6 ulëse, dhe të ndërmarrë masa përkatëse dhe sanksione sipas ligjit ndaj vonesave në realizim nga ana e kontraktorit.
  • Kërkojmë nga Qeveria që të formojë komision për të mbikëqyrur rrjedhën e punëve në Kodrën e Diellit, me përfshirje të përfaqësuesve nga Qeveria, shoqëria civile, ekspertët të sporteve dimërore dhe njohës të mirë të problematikës së Kodrës së Diellit.
  • T’i kushtohet vëmendje e menjëhershme nevojave më urgjente për ta tejkaluar krizën që përsëritet çdo vit në Kodrën e Diellit, duke bërë (1) pastrimin e vendparkimeve nga bora; (2) funksionimi i rregullt i ski-liftave; (3) të garantohet rendi dhe siguria; (4) të sigurohet funksionimi 24 orësh i ambulancës në Kodrën e Diellit.
  • Kërkojmë angazhim më të madh edhe nga Agjencia për Zhvillimin e Turizmit, Agjencia për Rini dhe Sport dhe nga Federata e Skijimit në ushtrimin e një pasioni më të madh ndaj autoriteteve përgjegjëse për dështimet me funksionimin normal të Kodrës së Diellit.
  • Kërkojmë nga SH.A. ELEM që përfundimisht të heq dorë nga bllokada që i bën resortit turistik Kodra e Diellit.

Nga iniciativa qytetare thonë se nëse autoritetet e thirrura nuk reagojnë siç duhet ndaj këtyre kërkesave, ata do të përballen me protesta dhe bllokada serioze në vendin e njëjtë më 12 janar, ora 11:00.

Ndryshe, kërkesat për problemet aktuale në Kodrën e Diellit janë përpiluar nga kjo iniciativë pasi që mbrëmë janë takuar me OJQ-të dhe qytetarët dhe kanë diskutuar për këtë çështje.

LEXO: Kodra e Diellit shembull tipik i nacionalizmit dhe “federalizimit” maqedonas
LEXO: Ski qendrat e Maqedonisë të lëna në mëshirë të fatit
LEXO: Mungojnë investimet në Qendrën Turistike për skijim në Kodrën e Diellit
LEXO: Kodra e Diellit, pikë turistike e lënë pas dore
LEXO: Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit, në kushte të këqia

LEXO: Kodra e Diellit, pasuria natyrore e Sharrit e cila degradohet nga viti në vit (FOTO-VIDEO) 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button